Fluturimi i parë në Kukës, pasagjeri tregon se udhëtimi ishte falas

Kukësi

Fluturimi i parë në Kukës, pasagjeri tregon se udhëtimi ishte falas

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:28
Jashar Kingji

Jashar Kingji, një prej pasagjerëve që u nis nga Londra me avionin “Air Albania” dhe udhëtoi drejt Rinasit e më pas drejt Kukësit tregoi në Euronews Albania emocionet e këtij udhëtimi.

“Udhëtimi shkoi shumë mirë. Unë u nisa nga Londra bashkë me vëllain tim. Avioni bëri një ndalesë në Rinas pastaj në Kukës. Fluturimi ishte shumë i rehatshëm, shumë emocional”, u shpreh Kingji.

Ai tregoi se bileta e fluturimit ishte falas.

“Pagesa ishte falas. Ne bënë aplikimin dhe na u aprovua. Unë kam 20 vite që jetoj në Angli. Unë do të qëndroj dy javë dhe më pas mesa duket se do të fluturoj nga Tirana drejt Londrës”, tregoi Kingji.

Ai tha më tej se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe theksoi se duhet të votojmë për ata që punojnë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat