Isuf Çelaj, nder për Tropojën e qarkun e Kukësit

Kukësi

Isuf Çelaj, nder për Tropojën e qarkun e Kukësit

Sulejman Mato Nga Sulejman Mato Më 23 prill 2021 Në ora: 18:05
Isuf Çelaj

Isuf Çelaj është një nga intelektualët e Tropojës që më ka bërë shumë përshtypje, qysh se e kam njohur, 18 vjet më parë, për kulturën e tij, për thjeshtësinë dhe pjekurinë e tij, për marrëdhëniet e veçanta në shoqëri dhe në familje, për mbrujtjen dhe ruajtjen e traditave të trevës së vet.

Kandidatura për deputet e Isuf Celajt ka qënë një zbulim nga P.D.-ja dhe një nder për Tropojën dhe për Qarkun e Kukësit, kur iu shkoi mendja të ngjitin në tribunën e Parlamentit shqiptar para katër vitesh dhe sivjet në vitin 2021.

Unë jam 80 vjeçar nga Fterra e Sarandës dhe Isuf Çelaj nga Çeremi i Tropojës, jemi nga dy skajet e largëta të Shqipërisë, po personalitete e deputetë si Isuf Çelaj i bëjnë nder edhe Kuvendit të Shqipërisë, edhe Kombit Shqiptar.

Jam tejet i sigurtë se Isuf Çelaj do të fitojnë me 25 Prill dhe me përkushtimin e tij do të bëjë gjithçka për tranformimin e zonës së tij elektorale, për shtresat e varfëra, për zhvillimin ekonomik të Veriut. Mundësitë janë më të mëdha kur zgjidhet njeriu me meritë dhe një personalitet i shumëpritur.

Isuf Çelaj ka vlera multidimensionale. I bëj thirrje rinisë së Tropojës, Kukësit e Hasit, votuesve të të gjithë brezave e krahinave, ta votojë pa ngurim kandidatin për deputet, Isuf Çelaj, duke shënuar një fitore të thellë.

Janë të paktë njerëz të tillë, si Isuf Çelaj, që veç punëve të shumta që kanë, pranojnë ta lënë biznesin dhe t’i përkushtohen interesit të vendit, halleve të popullit, të japin kontributin e tyre për zhvillimet e integrimet e këtyre trevave me histori e lavdi, me personalitete të larta të historisë, demokracisë, kulturës, ekonomisë e diplomacisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat