Policia e Kukësit procedon penalisht 37 persona, mes tyre edhe punonjës bashkie

Kukësi

Policia e Kukësit procedon penalisht 37 persona, mes tyre edhe punonjës bashkie

Më: 14 maj 2021 Në ora: 23:28
Kukësi

Policia e Kukësit ka proceduar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 32 persona.

Ata kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Gjithashtu nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

Konkretisht Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat