2 mijë euro/ KLP pezullon nga detyra Prokurorin e Kukësit

Kukësi

2 mijë euro/ KLP pezullon nga detyra Prokurorin e Kukësit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:37
Edmond Kariqi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka pezulluar nga detyra, me 10 vota pro, prokurorin Edmond Kariqi.

Ky i fundit, me funksion drejtor i komanduar në Prokurorinë e Kukësit, u arrestua para disa ditësh në Kavajë, nën akuzën e korrupsionit.

Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një dënuari, shumën e 2 mijë eurove, për të ulur dënimin. Kariqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur.

Ndaj vendimit të KLP-së, Kariqi ka të drejtë të bëjë ankimin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat