Reshje të dendura shiu në Kukës, rrëzohen pemët dhe uji vërshon nëpër dyqane

Kukësi

Reshje të dendura shiu në Kukës, rrëzohen pemët dhe uji vërshon nëpër dyqane

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Ashtu sikurse në një pjesë të mirë të vendit, edhe Kukësi është përfshirë pasditen e sotme nga rrebeshe të mëdha shiu, shoqëruar me breshër dhe duke shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjitha rrugët e qytetit, madje edhe rrëshqitje dherash.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me stuhi të forta, si pasojë e të cilave janë rrëzuar edhe disa pemë, duke vënë jo pak në rrezik jetën e banorëve të zonës apo të atyre që udhëtonin me automjetet e tyre.

Si pasojë e intensitetit të reshjeve, uji ka hyrë nëpër dyqane, ndërsa automjetet kane lëvizur me shumë vështirësi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat