Bllokohet rruga Kukës-Shishtavec, pas reshjeve të dendura të shiut

Kukësi

Bllokohet rruga Kukës-Shishtavec, pas reshjeve të dendura të shiut

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 20:45
Kukës-Shishtavec

Pasditen e kësaj të shtune qyteti i Kukësit, por dhe zonat përreth janë përfshirë nga stuhi të forta shiu, që kanë shkaktuar probleme në akset rrugore.

Euronews Albania mëson se rruga që lidh Kukësin me fshatin turistik të Shishtavecit është bllokuar pas rrëshqitjeve të dherave.

Rënia e masivit të dherave ka krijuar radhë të gjatë automjetesh në të dyja kahet e lëvizjes në vendin e quajtur “Gryka e Vanave”.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, kurse mjetet e rënda janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës.

Zona e Shishtavecit ndodhet 33 kilometra në juglindje të qytetit të Kukësit dhe arrihet përmes “Grykës së Vanave”.

Ky fshat malor, që ndodhet në kufi me Kosovën është përfshirë në projektin “100 fshatrat turistikë” të Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat