Zjarret në Kukës: Vatrat aktive në Qafën e Kumbullës e Majën e Rrunës, flakët në drejtim të fshatrave

Kukësi

Zjarret në Kukës: Vatrat aktive në Qafën e Kumbullës e Majën e Rrunës, flakët në drejtim të fshatrave

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:53
Ilustrim

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së hënës të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës.

Bëhet e ditur se vatra në vendin e quajtur Laku i Thive është aktive.

Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës ka bërë mëngjesin e së hënës të ditur situatën aktuale të zjarrit në Majën e Rrunës. Bëhet e ditur se vatra në vendin e quajtur Laku i Thive është aktive.

Po ashtu, edhe sipër Tunelit të Kalimashit, me gjithë punën e bërë, njoftohet se nuk është bërë i mundur izolimi dhe futja nën kontroll e flakëve. Ndërkohë, zjarri në Qafën e Kumbullës po shkon në drejtim të fshatit Trull, në Surroj ndërsa zjarri i Majës së Rrunës, po shkon në drejtim të fshatit Shemri.

Për sot njoftohet se janë angazhuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti.

Po ashtu, të angazhuara janë 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikës si dhe forca të emergjencës civile të Bashkisë Kukës dhe Shërbimit Zjarrfikës të kësaj bashkie. Pritet edhe ardhja e helikopterit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat