Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës në Kukës

Kukësi

Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës në Kukës

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 23:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Bashkia Shkodër ka dërguar mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës në Kukës për shkak të situatës së rënduar.

Mbrëmjen e sotme u nisën drejt Shqipërisë trupat e FSK-së së Kosovës, si ndihmë për të shuar zjarret në vendin tonë.

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka marrë përmasa të frikshme pasi flakët janë afruar drejt hyrjes së tunelit.

Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll. 

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë burime bëjnë me dije se ka edhe  zjarrfikëse nga Kosova.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat