Izolohen flakët në Majën e Rrunës në Kukës, aktivizohet një tjetër vatër, agjencia e mbrojtjes civile del me njoftimin e rëndësishëm

Kukësi

Izolohen flakët në Majën e Rrunës në Kukës, aktivizohet një tjetër vatër, agjencia e mbrojtjes civile del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 20:56
Ilustrim

Zjarri që kishte përfshirë Majën e Rrunës është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forcat e  angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Në një njoftim, agjencia e mbrojtjes civile në Kukës bën me dije se në këtë zonë është aktivizuar një tjetër vatër zjarri.

Bëhet fjalë për vatrën e zjarrit në Majen e Zezë, ku është ndërhyrë edhe me helikopter, por nuk është bërë e mundur shuarja e saj.

Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:

Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku  i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive. Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj. Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat