Humbi jetën në lule të rinisë nga aksidenti tragjik, publikohet fotoja e të riut

Kukësi

Humbi jetën në lule të rinisë nga aksidenti tragjik, publikohet fotoja e të riut

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:44
Sadri Duraku

Aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Kukës ka lënë pas një viktimë.

Bëhet me dije se personi që ndërroi jetë është një 30-vjeçar i identifikuar si Sadri Duraku.

Sipas njoftimit të policisë Duraku ishte duke lëvizur me biçikletën e tij ndërkohë që është përplasur nga një 47-vjeçar me automjet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar edhe fotoja e të riut që humbi jetën në moshë fare të re.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat