E papritur/ Pak çaste pas nisjes së votimit, tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PD-së në Kukës

Kukësi

E papritur/ Pak çaste pas nisjes së votimit, tërhiqet nga gara kandidati për kreun e PD-së në Kukës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:19
Irel Elezi është tërhequr nga gara vetëm pak çaste pas nisjes së votimit.

Kandidati për degën e PD-së në Kukës, Irel Elezi është tërhequr nga gara vetëm pak çaste pas nisjes së votimit.

Elezi pretendon se lista e anëtarësisë e vënë në dispozicion nga Komisioni i Rithemelimit ka mangësi të anëtarëve të hershëm të kësaj force politike dhe emra të rinj duke e cilësuar manipulim të procesit.

Faktin e tërheqjes nga gara e bën të ditur edhe kryetari i komisionit të votimit Halit Muçmata ndërsa thekson se ecuria e procesit të votimit është normale dhe me interes nga anëtarët.

Në këtë proces janë thirrur 2,000 anëtarë të PD-së në Kukës për të zgjedhur kryetarin e Degës, proces në të clin garonin Admir Sinamati e Irel Elezi, ky i fundit i tërhequr tashmë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat