Vijojnë aksidentet në vend/ Në Kukës automjeti i ngarkuar me çimento humb kontrollin dhe përmbyset

Kukësi

Vijojnë aksidentet në vend/ Në Kukës automjeti i ngarkuar me çimento humb kontrollin dhe përmbyset

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Një tjetër aksident është shënuar këtë të shtunë në vend, ku një kamion ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në Kukës. 

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat