Shkarje dherash në qarkun e Kukësit/ Rrezikohen tre banesa në fshatin Cernaleve

Kukësi

Shkarje dherash në qarkun e Kukësit/ Rrezikohen tre banesa në fshatin Cernaleve

Më: 14 janar 2026 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa familje të fshatit Cernaleve të cilat jetojnë poshtë rrugës për në fshatin Borje rrezikohen nga shkarjet masive të dherave dhe trupit të rrugës si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e shiut dhe dëborës.

Situata është problematike pasi një sasi e madhe dherash po i afrohen tre shtëpive. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në këtë situate tejet problematike dhe kërcënim serioz për shtëpitë dhe jetën e tyre.

Për sa i përket situatës në tërësi në qarkun e Kukësit ka një përmirësim te dukshëm.

Nga ana e bashkive Kukës, Has e Tropojë po punohet për riparimin e dëme  të shkaktuara ne tre ura dhe katër akse rrugore në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan e Bushtricë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat