Tentoi të kontrabandonte nga Kosova 510 litra naftë, vihet në pranga 55-vjeçari nga Kukësi

Kukësi

Tentoi të kontrabandonte nga Kosova 510 litra naftë, vihet në pranga 55-vjeçari nga Kukësi

Më: 9 mars 2026 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.

Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat