Zjarri përfshin automjetin në Kukës në orët e para të mëngjesit

Kukësi

Zjarri përfshin automjetin në Kukës në orët e para të mëngjesit

Më: 21 prill 2026 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një automjet tip ‘Benz’ është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kukës.

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve“, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat