Aksident në Kukës, lëndohen dy fëmijë të mitur

Kukësi

Aksident në Kukës, lëndohen dy fëmijë të mitur

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 14:47
Fotoilustrim

Rreth orës 13:30, në rrugën “Dituria”, shtetasja V. D., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një subjekti.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët, fëmijët e drejtueses së mjetit, të moshave 10 dhe 7 vjeç.

Ata pasi kanë marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar për në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat