Arrestohen 2 punonjës të policisë me detyre trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë- Morinë, pranë Drejtorisë Rajonale të kufirit Kukës.
Strukturat e SHÇBA në Kukës kanë arrestuar në flagrancë 2 punonjësit e policisë Musa Bisheva 53 vjeç dhe Gëzim Shabanaj 48 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tropojë.
Dy efektivët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiset një person të ndaluar nga Kosova.
“Të dy këta punonjës policie duke qenë në detyrë në datë 13 korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas tëe ndaluar nga Kosova, në ambientet e pikës së kalimit kufitar. Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur ë kërkim ndërkombëtar, por ai mundi të largohet në drejtim te paditur” thuhet në njoftimin e policisë.