Heqja e furgonëve - Banorët e Kukësit kundër heqjes së furgonëve nga qarkullimi

Kukësi

Heqja e furgonëve - Banorët e Kukësit kundër heqjes së furgonëve nga qarkullimi

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 00:51
ilustrim

Banorët e Kukësit kundërshtojnë udhëzimin e Ministrisë së Transportit për heqjen e furgonëve nga linjat ndërqytetëse.

Ata shprehen se udhëzimi është i pa drejtë pasi furgonët janë të domosdoshëm.

Duke mos patur orare të përcaktuara si autobusët, këto mjete mund t’i gjesh në çdo kohë dhe janë zgjidhje për raste emergjencash.

Qytetarët: Nëse do të hiqen furgonat dhe taksitë e vogla duhen vendosur aeroplanët për Tiranë. Nuk ka shanse. Ka çdo 20 minuta autobusë? Kurrë jo!
-Për mua është mirë të ketë lëvizje, pasi në çdo rast nuk ka autobus.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Transporteve, nga 1 janari i vitit të ardhshëm transporti nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobusa dhe me orare të përcaktuara paraprakisht.

Një masë që merret sipas këtij dikasteri për të stabilizuar tregun dhe për të rritur cilësinë e shërbimit që iu ofrohet qytetarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat