Pezullohet vendimi për koncesionin e autostradës Milot-Morinë

Kukësi

Pezullohet vendimi për koncesionin e autostradës Milot-Morinë

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Agjencia e Prokurimit pezullon zbatimin e kontratës koncesionare për kompaninë fituese “Vendeka Bilgi” e cila u rendit e para në tenderin për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë.

Vendimi është marrë pasi kompania “Catalyst and Salillari LLC”, e shpallur e dyta në tenderin e dhënies me koncesion është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik, kundër vendimit të Ministrisë së Transporteve.

Kompania e shpallur fituese nga MTI për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë, pjesë e rëndësishme e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si “Rruga e Kombit” “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”, ofroi shumën 320 milion euro për investime, ndërsa do të subvencionohet nga buxheti i shtetit në shumën 5,6 milion euro, nëse nuk arrihet trafiku i programuar i makinave që do të taksohen.

Ndërsa kompania “Catalyst and Salillari”, e dyta në garën e koncesionit, ofroi shumën 217 milion euro për investim dhe kërkoi 4,99 milion euro subvencionim nga shteti.

Vendimi do të pezullohet deri ne shqyrtimin e ankesës Komisioni i Prokurimit Publik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat