Sattler-Shehut: Austria do të kontribuojë pë zhvillimin e zonës

Kukësi

Sattler-Shehut: Austria do të kontribuojë pë zhvillimin e zonës

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 17:15
Pamje nga takimi

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ishte sot në Kukës ku dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë, Bashkim Shehu.

Kryebashkiaku Shehu bëri një prezantim të shkurtër të Bashkisë së re, reformës administrative dhe decentralizimit.

Veç këtyre, Kryetari Shehu e njohu ambasadorin edhe me resurset e pafundme që ka Kukësi, si ato minerale, turistike, por edhe me mundësitë në të cilat Austria mund të financojë me projekte në këtë zonë, duke u përqëndruar në fushën e bujqësisë dhe turizmit malor.

Nga ana e tij, ambasadori Sattler vlerësoi energjinë dhe vullnetin e Kryetarit të Bashkisë për zhvillimin e Kukësit dhe përmirësimin e jetesës së banorëve duke u shprehur se kontributi i Austrisë në këtë rajon nuk do të mungojë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat