Mbërrin dëbora, Qarku i Kukësit zbardhet nga reshjet, ja rrugët me rrezik - Bota Sot
Mbërrin dëbora, Qarku i Kukësit zbardhet nga reshjet, ja rrugët me rrezik

Kukësi

Mbërrin dëbora, Qarku i Kukësit zbardhet nga reshjet, ja rrugët me rrezik

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Qarku i Kukësit  është përfshirë në orët e para te mengjesit nga reshje dëbore me intesitet mesatar. Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 4 cm deri në 20 cm në rajonin e Tunelit  Kalimash dhe Valbonë.

Temperatura minimale shkon deri ne  1.0 gradë celsius dhe nuk mungon energjia elektrike. Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.

Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë që nga ora 01.00 e në vazhdim  duke hedhur kripë e pastruar dëborën.

Kujdes rruget

Rruga e Kombit lartësia e borës 20 cm në Tunel-Kalimash. Kolsh-Q.Shllak  lartësia e borës 15 cm në Q.Shllak. Kukës-Bushtricë  lartësia e borës 6 cm.

Kukës-Ura e Zapodit  5 cm  dëbore.

 Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam lartësia e borës 4 cm në Q.Tobli.

 B.Curri-Kam  lartësia e borës 10 cm në Q.Luzhë.

 B.Curri-Valbonë  lartësia e borës 20 cm.

Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj lartësia e borës 7 cm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test