17 të lënduar, kuksianët bëjnë paqe me shtetin, ndërpritet protesta - Bota Sot
17 të lënduar, kuksianët bëjnë paqe me shtetin, ndërpritet protesta

Kukësi

E martë, 23 tetor 2018

17 të lënduar, kuksianët bëjnë paqe me shtetin, ndërpritet protesta

Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Pas më shumë se disa orësh përleshje me policinë, duke se protestuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë protestën në rrugën e Kombit.

Qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova ishte mbledhur në hyrje të tunelit të rrugës së Kombit, për të kundërshtuar vendosjen e taksës nga qeveria për ata që kalojnë në këtë rrugë.

Por, situata ka degjeneruar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë marrë nën kontroll edhe kabinën që janë të vendosur makineritë ku bëhen pagesat.

Qytetarët të irritur, i kanë vënë flakën kabinës, duke e shkatërruar atë dhe pajisjet që ndodheshin aty.

Si pasojë e përplasjes ka pasur të lënduar si nga protestuesit po ashtu edhe nga ana e punonjësve të policisë. 

Kuksianët protestojnë për taksën e rrugës, Rama: Do fluturoni lirë

Ndërkohë që në Kukës po përgatitej fillimi i protestës për taksën në Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama, nga Vlora njoftoi se tashmë kuksianët do të kenë mundësi të fluturojnë lirë.

Kryeministri tha se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit, të cilit do t’i garantohet një fluks i lartë, për shkak të tarifave të ulëta të fluturimit.

“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë. Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, deklaroi Rama.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në Rrugën e Kombit, 17 të lënduar, i vihet flaka sportelit të pagesës

Ndërkohë që protesta thuajse ka përfunduar tërësisht në zonën ku ishte vendosur sporteli i vjeljes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, kanë dalë edhe bilancet e para të saj.

Kështu nga përleshjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë, ka pasur edhe të lënduar e të plagosur nga të dy palët.

Paraprakisht njoftohet se kanë mbetur të dëmtuar 5 pjesëtarë të forcave të policisë, si dhe 12 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Protesta nisi e qetë, por derivoi në përleshje mes tubuesve dhe forcave të policisë, ndërsa më pas u shkatërruan dhe dogjën sportelet e ndërtuara nga koncesionari.

Image

Image

***

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës ka dalë jashtë kontrollit dhe protestuesit pasi u përleshën me forcat e policisë, kanë shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës.

Protestuesit janë futur edhe brenda sporteleve dhe kanë shkatërruar edhe kompjuterët.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa. Protestuesit kanë thyer xhamat në sportelet për pagesën e taksës.

Nga përplasja mes policisë dhe protestuesve mësohet se ka edhe persona të lënduar.

Agjentët në terren janë duke bërë verifikimet dhe do të nisin procedim për disa nga protestuesit.

Më herët, policia bllokoi automjetet që vinin nga Kosova për t’u bashkuar në protestën kundër vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit.

***

Qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova kanë nisur sot një protestë kundër tarifës për Rrugën e Kombit.

Sipas “ABC News” protestuesit, kryesisht nga rrethi i Kukësit, kanë bllokuar autostradën dhe janë përplasur me forcat e policisë. 

Protestuesit kanë sulmuar me gurë kabinat dhe trarët në pikën e pagesës të ngritur për marrjen e tarifës së udhëtimit.

Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

***

E nisur si e qetë dhe me synim rrëzimin e vendimit për taksë qarkullimi në Rrugën e Kombit, protesta e kuksianëve është shndërruar në dhunë, derisa policia dhe protestuesit akuzojnë njëri-tjetrin për provokim të situatës.

Protesta e banorëve të Kukësit kundër taksës për qarkullim në Rrugën e Kombit, të vënë së fundmi, ka degjeneruar në dhunë.

Pjesëmarrësit e protestës kanë fajësuar policinë për provokim të situatës dhe gjuajtje me gurë dhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Sipas burimeve policore, në Kukës kanë mbërritur forca të policisë nga Shkodra, Lezha dhe Tirana. Në protestë marrin pjesë edhe tregtarë nga Kosova që pritet të dëmtohen nga tarifa në rrugë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test