“Do kërkojmë pavarësinë! Kukësi do i bashkohet Kosovës!” - Bota Sot
“Do kërkojmë pavarësinë! Kukësi do i bashkohet Kosovës!”

Kukësi

“Do kërkojmë pavarësinë! Kukësi do i bashkohet Kosovës!”

Më: 31 mars 2018 Në ora: 17:08
Protesta Kukës

Protesta e ditës së sotme e zhvilluar për tarifën e Rrugës së Kombit ka bërë bujë në të gjitha mediat pasi u shoqërua me dhunë nga ana e policisë dhe protestuesve.

Nisur nga ora 10:00 e mëngjesit e deri më tani kur u arrit një marrëveshje, protestues kuksianë e kosovarë kishin bllokuar doganën e Morinës dhe qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Ata i vunë flakën kabinës ku bëhej pagesa ndërkohë që të tjerë shiheshin me gurë në duar duke shkatërruar xhamat e dyerve ndërkohë që policia vuri në përdorim shkopat e gomës.

Disa persona mbetën të lënduar nga kjo përplasje polici-protestues.

Megjithëse u arrit marrëveshja se askush nuk do të arrestohej nga kjo protestë dhe qarkullimi rrugor u lirua, qytetarët kuksianë kanë deklaruar se Kukësi do të kërkojë pavarësinë si Katalonja dhe do t’i bashkohet Kosovës.

Kjo deklaratë e një qytetari kuksian përpara kamerave është duartrokitur nga protestuesit e tjerë, të cilët siç duket ishin dakord me mendimin e tij.

Ai deklaroi për kamerat:

Kukësi do të kalojë si Katalonja me Kosovën dhe nuk do të jetë më me Shqipërinë!

Rrethi i Kukësit do të kërkojë pavarësinë nga Shqipëria, jashtë qeverisë së Edi Ramës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...