”Populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet”, poeti fton kryeministrin të provojë ‘malokët’ - Bota Sot
”Populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet”, poeti fton kryeministrin të provojë ‘malokët’

Kukësi

E martë, 23 tetor 2018

”Populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet”, poeti fton kryeministrin të provojë ‘malokët’

Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:04
Agim Doçi

Poeti, Agim Doçi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas fjalorit fyes të tij ndaj shqiptarëve që jetojnë në veri.

Doçi tha dje se fjalori i Ramës është përçarës dhe se ndarja e popullit në veriorë dhe në jugor duhet të marrë fund.

‘Atë fjalë që ka thënë Edi Rama se këtyre ‘malokëve’ nuk ju çohet le të vijë dhe ta provojë, se çfarë na çohet dhe çfarë s’na çohet.

Unë nuk kam pse ju bëj piar veriorëve apo jugorëve. Këto poshtërsi që ndodhin në këtë qeveri dhe këto budallallëqe për të përçarë popullin është gjynah.

Sot është e padurueshme, Shkodra përmbytet nuk shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kapet qindra kg drogë nuk mban kush përgjegjësi, rritet çmimi i energjisë askush nuk mban më përgjegjësi. Qoftë Rama qoftë Xhafa kërkojnë të trembin popullin. Por populli i Kukësit dhe i Gjakovës nuk trembet’, u shpreh Doçi për syri.net.

‘Ishte e trishtueshme kur pashë me dhjetëra furgonë, ku 43 policë ishin të rendit dhe 27 ishin të FNSH-së, po të Kukësit, me skafandra dhe me mbrojtëse.

U takova me zotin Vatoci, drejtori i policisë, u takova me kreun e policisë rrugore dhe ju thashë mos i provokoni se banorët e Kukësit janë fisnikë. Kuptova se një sheqer në uthull ishin këto që ju thashë unë.

Me siguria ata kanë pasur një urdhër, pasi vendimi i Bashkisë së Kukësit ishte për një protestë të përhershme dhe jo të përkohshme. Ishin rreth 2 mijë qytetarë të cilët kishin 3 kërkesa.

Prej vitit 2016 konçensionarët që janë atje nuk kanë riparuar asnjë centimetër rrugë. Këto taksa janë një absurditet. Në krahun e djathtë të rrugës kishte shumë rrëshkitje. Unë nuk doja të kishte dhunë nga shkopinjtë dhe plumba gome nga këto që lëshuan këta policë.

Gurët e protestuesve binin para këmbëve të policisë dhe ata merrnin dhe i hidhin mbi protestuesit. Dhunën e nxitën policët’, tha Doçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test