Policia publikon emrat e protestuesve të arrestuar

Kukësi

Policia publikon emrat e protestuesve të arrestuar

Më: 1 prill 2018 Në ora: 13:44
Pamje nga protesta

Policia e Kukësit ka publikuar emrat e 23 personave të arrestuar në një operacion që ka nisur që në orët e para të ditës së dielë.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në “Rrugën e Kombit”, pranë Tunelit të Kalimashit, te kabinat e kalimit me pagesë të automjeteve kanë shkatërruar me zjarr kabinat dhe disa zyra të kompanisë.

Të arrestuarit janë Rasim Koloshi (23 vjeç, banues në Kukës), Rasim Onuzi (38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës), Florin Onuzi (35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës), Shaban Selmani (60 vjeç, banues në Kukës), Zenel Matmuja (48 vjeç, banues në Kukës), Adem Duraku (59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës), Xhevahir Gashi (33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës), Armand Ademaj (28 vjeç, banues në Kukës), Edmond Matmuja (21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës), Elton Cengu (39 vjeç, banues në Kukës), Lefter Rexhmati (38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës), Shpëtim Toda (44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës), Xhevahir Hereni (51 vjeç, banues në Kukës), Shemsi Trota (54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës), Vasil Laçi (31 vjeç, banues në Kukës), Lulëzim Uka (33 vjeç, banues në Kukës), Ervis Oruçi (25 vjeç, banues në Kukës), Ardit Alidini (21 vjeç, banues në Kukës), Fatos Harulla (33 vjeç, banues në Kukës), Sajmir Trota (33 vjeç, banues në Kukës), Lulzim Popa (60 vjeç, banues në Kukës), Shkëlqim Vata (42 vjeç, banues në Surroj, Kukës) dhe Abdi Haziraj (49 vjeç, banues në Kukës).

Policia bën të ditur se po vijon puna për ndalimin e personave të tjerë të shpallur në kërkim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat