Lefteri: “Arrestim barbar” në mes të natës - Bota Sot
Lefteri: “Arrestim barbar” në mes të natës

Kukësi

E premte, 16 nëntor 2018

Lefteri: “Arrestim barbar” në mes të natës

Më: 5 prill 2018 Në ora: 00:24
Lefter Rexhmati

Një nga të arrestuarit e protestës së 31 marsit në Kalimash ishte edhe Lefter Rexhmati, i cili punonte prej tre vjetësh duke bërë transport udhëtarësh Kukës-Tiranë, një rrugë në ditë.

Lefterit i duhej të paguante 22 euro në ditë sipas tarifave të vendosura nga kompania koncesionare dhe kjo ishte arsyeja që ai doli në protestë. Por, pas protestës, policia i shkoi në shtëpi për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë.Dje, gjykatësja e Kukësit dha vendimin për të liruar Lefter Rexhmatin.

I ftuar në “Top Show”, Lefteri tregon momentet e arrestimit që ndodhi në furgonin ku ai flinte, nga frika se mos ia vidhnin.

“Isha në gjumë në furgon kur erdhi policia. Unë as nuk e dija që kishin shkuar më përpara në shtëpi. I pyeta pse më arrestuan por nuk m’u përgjigjën. Në 3.30 më kanë arrestuar dhe ishte një arrestim barbar. Ishte arrestim sikur të kisha vrarë njeri”, kujton Lefteri.

Më tej, Lefteri deklaroi se “akuza thonte që kemi goditur forcat e policisë dhe kemi djegur pikën ku paguhej tarifa, por unë nuk kam goditur asnjë polic. Mua më kanë goditur dhe jam gjakosur”.

Protestuesi tregon arsyet pse doli në protestën për “Rrugën e Kombit”: “Dola në protestë sepse tarifa e rrugës është shumë e shtrenjtë për mua. Vajtje-ardhje më binte 30 mijë lekë (të vjetra). Nuk më del llogaria, duke shtuar që jam vetëm unë që punoj në shtëpi”.

Kur u pyet nëse do të dilte në protestat e radhës, Lefteri u shpreh: “Nuk mund të dal më në protestë, pasi nuk më lejon gjykata”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test