Ahmetaj u premton stadiumin, kuksiani: Çfarë na duhet, populli nuk ka bukë me hëngër! - Bota Sot
Ahmetaj u premton stadiumin, kuksiani: Çfarë na duhet, populli nuk ka bukë me hëngër!

Kukësi

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Ahmetaj u premton stadiumin, kuksiani: Çfarë na duhet, populli nuk ka bukë me hëngër!

Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:13
Ministri i Financave Arben Ahmetaj

Për herë të parë pas protestës në Rrugën e Kombit që përfundoi me djegien sporteleve të pagesës, Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkuar në Kukës për të informuar fillimisht bizneset mbi taksat që kanë shkaktuar aq shumë reagime këto kohë.

Mediat nuk u pranuan në takim, por pas tij Ministri Ahmetaj theksoi angazhimin e qeverisë në negociata me kompaninë koncensionare për tu ofruar banorëve të qarkut të Kukësit një paketë lehtësuese shumë racionale, siç u shpreh ai.

Ahmetaj: Folëm për tarifën e rrugës, në emër të Kryeministrit i kam premtuar që do të jetë një konsiderim shumë i mirë dhe shumë racional për qytetarët e qytetit të  Kukësit dhe gjithë zonës.

Ndërsa përfaqësuesit e sipërmarrjes në qarkun e Kukësit, Ahmetaj tha se i sqaroi me skemën e re të TVSH-së dhe vendimet lehtësuese për 64 bizneset e vogla që përfshihen.

Ahmetaj: I sqarova qytetarët dhe sipërmarrjen që është një procedurë e thjeshtë, nuk ka një ngarkesë të re fiskale. Nuk ka gjoba për një deklarim të gabuar.

Ministri thotë se diskutoi me sipërmarrësit dhe qytetarët projektet për aeroportin e Kukësit dhe stadiumin e ri të qytetit.

Por në këtë pikë, një i pranishëm, ndërhyri duke thënë se populli nuk ka bukë për të ngrënë.

Ahmetaj: I njoha me investimin për hapjen e aeroportit të Kukësit që në këndvështrimin tim do të jetë një ndryshim shumë i madh ekonomik-social, për stadiumin e ri…

Ndërhyn qytetari: Nuk na duhet stadiumi, populli nuk ka bukë me hëngër.

Ahmetaj: ..për stadiumin e ri që do të bëhet në bashkëpunim me FSHF-në.

Ky është takimi i parë i  drejtëpërtdrejtë qeverisë me banorët pas protestës që zhvilluan banorët e Kukësit  kundër taksës në Rrugën e Kombit.

Ditë më parë kryeministri Rama zhvilloi një videokonferencë me biznesmenë dhe këshilltarë të qarkut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test