Edi Rama gëzon familjen e varfër, u premton shtëpi të re për Vitin e Ri

Kukësi

Edi Rama gëzon familjen e varfër, u premton shtëpi të re për Vitin e Ri

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:50
Pamje nga videoja

Shumë familjare shqiptare po vazhdojnë të ballafaqohen me kushte tejet të rënda e me varfëri të skajshme, shumë prej tyre madje nuk kanë as kushte elementare për jetë.

Njërën nga këto familje, ka vizituar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit në llogarinë Facebook përmes një videoje sjellë nga afër skamjen e familjes së Bashkim Sefës nga Kukësi.

Rama ka qëndruar disa momente me familjarët, ndërsa ka parë edhe kushtet e rënda, të cilëve iu ka premtuar që herën tjetër do të shkojnë bashkë tek shtëpia e re, e këtë do ta bëjnë para Vitit të Ri.

Ndryshe kryeministri shqiptar çdo vikend po e bën një familje me shtëpi të re, kjo ka bërë që shumë qytetarë ta çmojnë anën humane të tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat