Baba Qemo

Kultura

Baba Qemo

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:54
Fatmir Lohja

Në fakultetin  e gjuhës dhe letërsisë shqipe,i jap mësim  një kursi studentësh shumë të talentuar.Si vajzat edhe djemtë janë në garë për të mësuar sa më shumë. Jam i bindur ,se nga ky grup, jo vetëm që do të dalin mësues të shkelqyer ,por  do të venë emër edhe si poetë e shkrimtarë . E kam hobi humorin tradicional shqiptar.Këtë dëshirë timen jam  munduar ta injektoj edhe te studentët e mi simpatikë.

Në një ditë  prilli, me diellë, studentëve  nuk u rrihej në auditor.Ju vlonte gjaku nga lulet e pranverës. Ma thanë troç:” Profesor a mund ta bëjmë mësimin te kodrat e liqenit.”Edhe unë,pse në moshë,më pëlqente të shetisja me trandafilat e auditorit.

Jam dakort me mendimin tuaj,por edhe punën  shtetit duhet ta bëjmë. Kërkoj nga ju,që në orën tjetër të mësimit të më sillni nga një ese me titull:” Çfarë dini për  Baba Qemon? “ ,- e miratuan në uninanimitet, propozimin tim

 Me  hare, ata para ,e unë pas, sepse mbylla  derën e auditorit me çelës, dolëm në shetitjen pranverore me shumë energji. Në atë soditje , ndonjë student u mundua ta levronte temën e esesë. Shumica nuk pranonin të diskutohej për mësimet, në ato momente të këndshme lirije  pranverore. E kaluam shumë bukur. Sa të jemë në këtë  jetë, nuk do të më dalë nga mendja. Me rininë e piva një birrë,pa më parë as gruaja, e as doktorët. U çudita më pas. Nuk më bëri aspak dëm shendetësor.

Në shtëpi po korigjoj esetë .Meqë janë me humor, edhe me zgjuarsi, do mundohem t’u tregoj disa nga mendimet e studentëve të mi, të mrekullueshëm.

Nga kërkimet e tyre në arkiva mendore edhe bibliotekare,përgjithësisht bien dakort se, se në humorin shqiptar, Baba Qemo  ka jetuar në një kohë të largët. Për Baba,japin shpjegime se ka qënë predikues bektashi,prind i mirë,edhe të dyja sëbashku, pra edhe predikues edhe prind. Shumica mendojnë se emrin e vertetë e ka pasur Qemal. Për vendbanimin e tij, ka konflikte ekstreme. Dikush e degdis në  veri, e disa të tjerë në jug.Në folklor citohet: “Je me  kohën e Baba Qemos! Ke mbetur të ura e Baba Qemos! Baba Qemo ka ndryshuar sistemi! Baba Qemo thirri mendjes se je larg në kohë! …… “

Përgjithësisht, nga asryetimet e tyre del ,se Baba Qemo, është një burrë i vjetër, fisnik, por  është indiferent ndaj të resë.Nuk është konservator klasik,por  nuk është as  në ndjekje të trendit të kohës, prandaj shqiptarët  e veçojnë  Baba Qemo.

Alfonsi,argumenton në ese, se Baba Qemo nuk ka qënë,edhe nuk  është, mbështetës i “revolucionit “ seksual. Ai vazhdon me të tijen, prej kushteve konkrete. Në shtëpi ka katër gra të moshave të ndryshme.Si rezultat i moshës dhe energjive të grave,po e sheh mirë se nuk po është në gjendje, t’u plotësojë tamam-tamam nevojat fiziologjike të zonjave që e rrethojnë.Nuk është  e drejtë, që opinioni publik, i emërton indiferentët pas fustanit të  grave, Baba Qemo,pa parë kushtet kontkrete të zotërinjëve  që akuzojnë.Eshtë me të vjetrën, por edhe Don Zhuanët modern,nuk i bëjnë zap katër gra njëherësh.

Sokoli shpjegon se nuk është e ndershme  që Baba Qemo të quhet kokëshkëmb. Çdo individid ka përsonalitetin e tij, pra ka; konservator e liberal; arkaik e modern, klasikë e bashkëkohore; të majtë edhe të djathtë; …. Në çdo shoqëri  kanë bashkëjetuar ,duke debatuar në mbrojtje të idealeve të veta. Si rezultat i këtyre debateve të nxehta, dialektikët kanë formuluar parimin : “Uniteti dhe lufta e të kundërtave, faktor bazë në zhvillimin e shoqërisë njerëzore.”

Armandi mendon se po i biem në qafë krejtësisht kot burrit fisnink, Baba Qemo. Dihet që ai nuk e ka ndjenjen e liderit, të dukurit. Më shumë i pëlqen të lexojë një libër, sesa  të humbë kohën ,për të dalë në tribuna,për të gënjyer sovranin me gjithfarë premtimesh.

Edhe Astriti është pranë këtij mendimi.Për atë,  ai që nuk rreshtohet në tavolina,emërtohet padrejtësisht Baba Qemo.E thotë me sinqeritet: “Megjithëse jam i ri,jam student, nuk mund të rri në një tavolinë me burra, që e nisin ,e nuk dinë të pushojnë, duke pretenduar se po ju mbush mendjen të tjerëve, se ai  është i gjithëdituri.

 Anila, mbron idenë,se në kohën e komunizmit Baba Qemot u shtuan masivisht. Numrin e tyre e krahason sot, me masivizimin e  e shqiptarëve që po  lënë Shqipërinë. Në komunizëm, epidemia Baba Qemo,u përhap, nga frika e  nenit  famëkeq, i  agjitacionit e propogandës .Sipas  kodit penal , po të  llapje  fjalë ,që nuk i pëlqenin  Partisë , në emër të popullit, kalbeshe  nga dhjetë vite burg dëri në pushkatim. Për t’u vetëquajtur Baba Qemo, shumë veta deklaruan se nuk dëgjojnë, nuk shohin mirë nga sytë, se kanë defekte në organet e trupit. Komisionet mjekësore,për të përcaktuar aftësitë e përkoshme shendetësore të shtetasve, u mbushën dëng në çdo kohë.Në ato vite tmerri , e vetmia porosi mbisundonte, si brënda ; familjes;  fisit;  lagjes ; shqoqerisë: “Ju lutem mos flini se na merrni në qafë!” Baba Qemot e sotëm, meqë nuk shohin asnjë dritë jeshilë, për një jetë më të mirë,si dikur,pa bërë zë, e po e braktisin mëmëdhenë. Pasa-portat i kanë në xhep. Nevojë të vihen  në sira pas dyerve të ambasadadave për viza,nuk kanë. Gjendja ekonomike mjerane.   Konkurencë  të ndershme,për të  treguar aftësitë përsonale ,muk ka. O burra,të ikim sa më larg mëmëdheut, me nxitim!

Mira, shoqja e ngushtë e Anilës, merr një rast konkret, nga katundi   saj. Përtej përroit jetonte Baba Qemo i vetëm në këte botë.Kur u miratua ,nga Kuvendi Popullor, neni  i agjitacionit e progandës,ai  mori masën e parë. Për të dalë në fshat,kishte ndërtuar me duart e veta një urë të vogël me dërrasa.Për të mos rënë në sy, në mes të rrebeshit,e prishi për tërë natën, po me duart e veta. Edhe indiferentizmi nuk i pelqente partisë “hallemadhe”.E morën në fshat për ta dënuar për agjitacion e propogandë.Edhe nga frika,për të mos u quajtur bashkëpunëtor ,edhe pse mbronin të vërtetën,i gjithë katundi  bënte be ,e rrufe se nuk e kanë takuar   Baba Qemon, që kur është prishur ura mbi përrua. Pse zallamahia u bë e madhe,erdhi urdhëri , nga shumë  lart,:”Mos u merrni më me Baba Qemon, se kemi punë të tjera më të ngutshme!”

Besmiri emërton gjyshin ,Baba Qemo.Sa herë ka ndonjë punë në qytet,i dërgon babait ndonjë pulë ,ose gjel, për t’i kryer hallin.I kanë dërguar fjalë,se ka ndërruar sistemi, dhe punët tani kryhen vetëm me valutë,sepse edhe te leku gjindja nuk po kanë më besim.Dhe më e tmerrshmja, i dërgon të gjalla në qytet. Në një rast, për herë të parë në jetë e tij,  babai ka marrë  përsipër, për ta therë me duart e tija.Qaj e brit  fëmijët se babai i tyre është kriminel.Gjeli i detit, duke ndenjur për dhjetë ditë në shtëpi,u bë shumë i dashur për fëmijët.Për ta therë  të mjerin, përdori një thikë tavolinë. Gërthit gjeli e ulurit babai,mëse fundi ia ndau kokën nga trupi. Ndërsa babai, duke turfulluar, po lante duart, nga dalja e shpirtit,  gjeli i dha trupit përpjetë.Në kërcimet lart e poshtë, u spërkatën muret  e bardhë me gjak shpendësh, si pikturat surealiste. Nëna mori vendim, për ta ndarë kriminelin baba.Sa punë  është dashur më pas, që  fëmijët  të pajtonin  prindërit  ,që i duan shumë, shumë.Ishin të bindur se konflikti nuk ishte objektiv. Për një zakon te vjetër  të gjyshit,të mbeteshim  jetimë me prindër gjallë, nuk kishte kuptim.

Sipas Dritanit, Baba Qemot e dikurshëm kanë qënë burra fisnikë. Të sotmit janë pafinesë dhe  qendrojnë  ende  në krye të vendit në Tiranë.T’u them të drejtën nuk më  ka shkuar asnjëherë në mendje ky krahasim. Disa kryetarë partish politike, kryesisht të vogla, nuk e leshojnë karrigen nga dita që e kanë hipur, deri sa të  bëjnë ymër mbi dhe, identik si mbretërit,sulltanët,perandorët e dikurshëm. Meqë ligje nuk ka, e militantet nuk dëgjohen,Baba Qemot partiakë, vazhdojnë me vendosmëri  të mbajnë kryetarllëqet, duke i mbushur mendjen vetes ,se janë modernët e politikës.

Altini shkon edhe më tej. Ai mendon , se që kur Baba Qemo, ka prishur urën me dërrasa, mbi përrua, pozitës dhe opozites,nga punët e shumta, ende nuk u ka dalë kohë për ta riparuar!?

U mundova të përmblell idetë e studentve, jo pse nuk janë shkruar bukur.  Meqë kanë punuar  të pavarur ,ka edhe përsëritje për tipizimin e Baba Qemos. Dihet që përsëritja   është nëna e mërzisë.I dashuri lexues! Nëse nuk u pëlqen përmbledhja e ime, jeni të mirëpritur ,me kënaqësinë time, pranë katedres sonë, për të lexuar në original, esetë e studenteve të mi ,të mrekudhueshëm. Si asnjëherë tjetër,i kam vlerësuar të gjithë, me notën   dhjetë, dhe me yllin e flamurit  Amarikan,nga pas.Po e cilësoj,për të mos më quajtur edhe mua Baba Qeme,se medemek, më paska   mbetur mendja te ylli partizan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat