Kur publikohet e vërteta dhe reklamohen gënjeshtrat e shtrembura

Kultura

Kur publikohet e vërteta dhe reklamohen gënjeshtrat e shtrembura

Nga: Sali Leka Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:47
Sali Leka

Ky tregim është nga libri me titull “Sekrete që nuk i mbaj për vete“

Tregimin duhet ta lexojnë znj. Mirela Kumbaro minister e kulturës e Republikës së Shqipërisë bashkë me punonjësit e kësaj ministrie që në 23 Dhjetor 2018 nuk folën as dy fjalë për poetin Trifon Xhagjika i vrarë, i masakruar pa varr në 23 Dhjetor 1963.

Në javën e tretë muaji dhjetor 2018 u botuan në gazetë tregimi me titull “Shekulli i ngjarjve mahnitëse por edhe rrënqethëse“u botua edhe poezia e titulluar “Trashëgimtarja vigane e Skenderbeut“ shkruar nga unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka.

Tregimi i vërtetë me ngjarje faktike dhe poezia lirike eposike kushtuar redaktores letrare artistike Fatbardha Spahiu e përndjekur, e internuar, e keqtrajtuar, e masakruar egersisht dhe tmerrësisht nga ingranzhet e llahtarshme të mizorizmit enverist ramizist.

Botimi i tregimit dhe i poezisë koinçidoi në javën e Krishtlindjeve, festa hyjnore Kristiano Teuratike Arbnore Apostolike Iliro Pellazgjike.

I botuan, i publikuan gazetarët fisnikë jetikë dhe redaktorët letrarë guximtarë arstistikë mediatikë kreshnikë viganikë.

Gjatë muajve të vjeshtës dhe në muajin Dhjetor 2018 shumica e gazetave dhe televizioneve kanë botuar dhe reklamuar gënjeshtra trillime dhe shtrembërime obskurante galopante.

Një fjalë e urtë e popullit thotë: “U ka plasur cipa dhe nuk dinë çfarë bëjnë, çfarë thonë“ kurse unë theksoj: Ata që botojnë dhe reklamojnë gënjeshtra, sajime, broçkulla dhe shtrembërime ishin dhe janë të mangut që nga shekulli XX-të dhe nuk kuptojnë që tani në shekullin e XXI-të ka perenduar nata e gjatë e mashtrimeve skandaloze dhe fallsifikimeve monstruoze, dhe ka zbardhuar dita me diellin e shkëlqyer e të vërtetave.

Botimi dhe publikimi i tregimit “Shekulli i ngjarjeve mahnitëse, por edhe rrënqethëse dhe poezia Trashëgimtarja vigane e Skenderbeut”, janë dy rreze dielli që kanë lindur dhe ndriçuar në shekullin e XX-të, por janë errësuar nga nata e gjatë e mizorizmit dhe obskurantizmit monstruozist.

Gazetarët kreshnikë viganikë që i përhapën këto dy rreze dielli meritojnë dy milion lekë shpëblim, por do të shrkuaj ditë tjetër për shpërblimin e këtyre gazetarëve mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.

Kurse sot jam i obliguar me i falenderuar me iradin ilmin dhe me admirim veratisin!

Jam shumë i vitalizuar me u premtuar, kam akoma tregime të vërteta, të mrekullueshme, të dobishme jetësore dhe poezi brilante të larmishme lirike, erotike, eposike dhe historike atdhetare kombëtare edhe gjatë viteve 2019 dhe 2020, edhe 2021 dhe 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28.

Kam tregime dhe peozi për intelektualin modernist dhe poetin liberalist Trifon Xhagjika i vrarë i gropos pa varr. Trifoni nuk ishte shoku im por i njohuri im.

Trifoni ishte njeri i mirë dhe poet i shkëlqyer brilant i mahnitshëm.

Unë i kam të barabartë njerëzit e mirë, të kulturuar edhe ata që nuk janë shokët e mi.

Unë kisha shokë intelektualët, shkrimtarët dhe poetët e admiruar Fadil Paçrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Frederik Sokoli, Piro Kuqi, Xhemal Broja, Faik Ballanca, Jakov Xoxa, Dhimiter Fullani dhe shoqet Delije Marku, Jolanda Gjoni, Brikena Simoni, Valbona Dushku, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, por u burgosën, u internuan, u përsekutuan egërsisht dhe tmerrësisht dhe akoma nuk janë vlerësuar as rehabilituar.

Shenim ekskluziv:

Stafi i gazetarëve të kulturuar me kontribut të çmuar për letërsinë e vërtetë shembullore jetësore paqësore në 21 Dhjetor botuan 2 poezi të poetes Liljana Lushnjare Myzeqare.

Liljana dhe Albina tregimtare guximtare krenare me origjinë permetare, dy shoqet e mija kreshnike viganike.

Kemi udhëtuar në qytetin e Fierit. Takoheshim me shoqen tonë Vera librare e talentuar. Bashkë me librat u jepte lexuesve edhe poezitë dhe tregimet tona lirike erotike eposike që nuk i botonte censura dhe katrahura.

Unë u dashurova për tu martuar me shoqen e Verës vajzën nektarike shederlike mendimtare vizionare, Flutura e bukur Myzeqare.

Bëra kërkesë për tu punësuar dhe banuar në Fier por nuk më lejuan.

Isha familje dhe fis i prekur nga biografia me tre burra të burgosur politik, Guti Leka, Hajdar Leka, Qamil Leka.

Pastaj më burgosën mua dhe Aliun dy djem të rinj.

Kurrë mos u kthefshin ato vite të skëterrit! Por duan me i rikthyer disa shtrembalucë, gënjeshtarucë, survejues reziluc anarshist kaotist, mëkatarë zuzarë monstruozistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat