Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Kultura

Bota e artit në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Frank Adonis - i cili luajti si Anthony Stabile në Goodfellas të vitit 1990 - vdiq natën e mërkurë në Las Vegas.

Aktori i juaj i preferuar vdiq pas një beteje të gjatë me sëmundje, njoftoi TMZ të enjten.

Ai ishte 83 vjeç.

Adonis – i cili luajti në disa prej filmave më të famshëm të Martin Scorsese, përfshirë Raging Bull dhe Kazino – kishte qenë i sëmurë për disa vite, sipas gruas së tij Denise, kryesisht me probleme të veshkave.

Frank kishte qenë në dializë dhe po merrte frymë duke përdorur një ventilator për nëntë ditët e fundit.

Denise i tha faqes: “Ai ishte një baba i madh dhe një burrë i mrekullueshëm. Ka ndihmuar të gjithë miqtë e tij. Shkrimtar i madh, regjisor dhe aktor. Ai ishte shoku im më i mirë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat