Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njihen vetëm këngëtarët e tallavasë dhe ato që tregojnë gjoksin

Kultura

Petrovci: Fëmijët dikur njihnin pak politikanë e shumë artist, sot njihen vetëm këngëtarët e tallavasë dhe ato që tregojnë gjoksin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 23:24
Enver Petrovci

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptarë, Enver Petrovci ka thënë se politikanët u kanë vjedhë profesionin artistëve.

Petrovci i ftuar në emisionin “Debat Plus” ka thënë se dikur njerëzit kanë njohur dy-tre politikanë e kanë njohur të gjithë artistët, ndërsa sipas tij, sot është e kundërta.

“Si fëmijë unë kam ditur për shokun Tito dhe Fadil Hoxhën, por i kam njohur rreth 200 apo 300 emra të artistëve. Pyeti fëmijët sot, njohin vetëm disa aktorë të serialeve dhe disa këngëtarë tallava dhe disa që u njohin të pasmet dhe gjoksin, ndërsa njohin mire politikanët”.

Aktori ka thënë se atij nuk i intereson as çfarë mendon Kryetari i Kosovës, por i intereson mendimi i Ismail Kadaresë.

“Kryetari nuk mendon hiq, sepse ka kush mendon për Kosovën. Ne kishe po mendojmë. Por, më intereson mendimi i Kadaresë. Ne kishe po mendojmë diçka, sepse mendojmë për karriga”.

Petrovci ka thënë se edhe televizionet kanë faj që u japin hapësirë të madhe politikanëve, pasi sipas tij, këta të fundit përplasen në mes vete dhe dhurojnë shfaqje për publikun.

“Neve artistëve nuk ka gjasa të na fusni në sherre, sepse ne duam të mirën e artit. Mund të përplasemi artistikisht, por ndryshe kurrë”, tha ndër të tjera Enver Petrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat