Aktiviteti i frytshëm shkencor,atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018

Kultura

Aktiviteti i frytshëm shkencor,atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 22:02
Nue Oroshi

Organizatat,institucionet,partitë dhe shoqatat serioze në botën perëndimore e demokratike shpeshherë e bëjnë një analizë të punës vjetore për vitin që e lënë pas.Është shumë e natyrshme se një punë të tillë e bën edhe Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" për t'i njoftuar antarët, simpatizantët si dhe mbarë opinionin gjithshqiptarë për punën e bërë gjatë vitit 2018.Viti 2018 ishte viti me i ngjeshur dhe me frytdhënës sa i përket aktivitetit dhe punës tash më gati 15 vjeçare të shoqatës" Trojet e Arbrit".Si zakonisht në fillim të vitit 2018 botuam dy libra enciklopedikë si fryt i dy sesioneve shkencore që kemi mbajtur në vitin 2017 në qytetin Durrësit dhe të Gjirokastrës .E para" Imzot Nikollë Kaçorri personaliteti kryesor i Pavarësisë së Shqipërisë" me gjithsejt 300 faqe si dhe librin tjetër që erdhi si fryt i sesionit shkencorë që mbajtëm po ashtu në vitin 2017 në Gjirokastër me titull :" Çamëria dhe marrëdhënjet shqiptaro-greke nëpër shekuj "me gjithsejt 512 faqe,me studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare.Meqense viti 2018 ishte viti i 550 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Gjon Kastriotit,ku në nderim të kësaj date të madhe Shoqata" Trojet e Arbrit "vendosi që ti mbajë tri aktivitete të mëdha shkencore duke e emëruar Java e Trojeve të Arbërit .

Javën e Trojeve të Arbërit e filluam pikërisht në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare ku më, datën 27 korrik 2018 mbajtëm akademinë shkencore madhështore me temën :"prof.dr.Muhamet Shatri 50 vjet në shërbim të çështjes shqiptare 1968-2018".Kjo akademi shkencore për aktivitetin atdhetarë,arsimor,dhe shkencor te profesor Shatrit,kaloi në mënyrë madhështore.Më pas Shoqata "Trojet e Arbrit "më,28 Korrik 2018 mbajti sesionin më të madh shkencor për vitin jubilar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pikërisht në Lezhën e Gjergj Kastriotit.Aty studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare elaboruan arritjet më të reja shkencore për veprimtarinë luftarake,diplomatike,politike dhe shumë çështje tjera të Gjergj Kastriotit.

Pikërisht nga Lezha Shoqata "Trojet e Arbrit "i futi në veprim dhe dy ide të reja. E para në qytetin e Prizrenit të vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit dhe e dyta në Kalanë e Prizrenit të ndërtohet muzeu kombtarë shqiptarë me emrin e Gjergj Kastriotit ku në këtë muze do të gjejnë vend edhe shumë figura tjera të mesjetës shqiptare. Te dy këto ide u pritën shumë mirë tek atdhetarizma shqiptare dhe tash sa i perkët vendosjës së monumentit jemi shumë afër konkretizimit të kësaj ideje.Kurse me pas do të vazhdojmë me ndërtimin e muzeut Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.Pas Lezhës më, 1 Gusht 2018 në Gjakovë mbajtem akademinë shkencore me temën :"Dom Anton Kçira ambasadori i shqiptareve në Amerikë"që pati shumë tema interesante për këtë rrap shekullor të shqiptarizmes,ku edhe përfundoj me plot sukses java e Trojeve të Arbrit. Shoqata "Trojet e Arbrit "nuk u ndal me kaq.Në vitin 2018 e filloj dhe e realizoj me plotë sukses Filmin Dokumentar kushtuar Kryetarit tash të ndjerë të BKDSH Emin Fazlia alias Emil Kastrioti.Filmi u bë publik pikërisht më,28 Nëntor 2018,duke lënë me gojë hapur edhe shumë skeptikë të cilët flasin shumë për nacionalizëm por veprojnë shumë pak apo aspak.Si fryt i tri sesioneve shkencore Shoqata "Trojet e Arbrit"është në përgaditje të tri librave enciklopedike .Njëri ndër këto tri libra tash është dërguar në shtyp,kurse në periudhën kohore në katërmujorin e parë të vitit 2019 pritet të dalin nga shtypi edhe dy libra të tjerë që do ta qojnë në gjithsejt 19 vepra shkencore të botuara nga shoqata" Trojet e Arbrit "në një interval kohor prej 15 vjetesh,si fryt i punës së përbashkët te 300 studiuesve shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare dhe diasporës së madhe atdhetare. Kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të Shoqatës" Trojet e Arbrit" e presim ta kremtojmë me vendosjen e monumentit të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,ku do të mbahet edhe një tribunë shkencore në të njejtën ditë me studiuesit medievistë nga të gjitha Trojet Shqiptare,të prirë nga prof.dr.Jahja Drançolli.Edhe vitin 2019 Shoqata "Trojet e Arbrit" do të sjellë risi në aspektin e ndriçimit të Historisë Shqiptare. Në Gusht të vitit 2019 planifikojmë ta mbajmë sesionin e gjashtëmbëdhjetë shkencor të rregullt dhe të njëzetin gjithsejt duke llogaritur edhe katër sesione shkencore të veçanta në Malsinë e Dedë Gjon Lulit dhe Mehmet Shpendit.

Përveç kësaj pune voluminoze në vitin 2018 Shoqata "Trojet e Arbrit "pati edhe disa prezentime në televizionet qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu patëm edhe dhjetra shkresa të botuara në shtypin e kohës qoftë atë të shkruar, qoftë nëpër portale të ndryshme elektronike.Kjo punë e madhe shkencore ,atdhetare dhe kulturore u mbajtë gjallë falë punës së palodhur të intelektualëve të Shoqatës " Trojet e Arbrit "me kordinimin e kryesisë dhe kordinatorëve tanë të vyer.Shfrytzoj rastin që t'i falënderoj të gjithë ata që na u gjinden afër dhe na përkrahën si në aspektin intelektual,financiar, organizativ si dhe në shumë aspekte tjera. Puna e kësaj shoqate është duke u zhvilluar falë dellit dhe gjenit të madh atdhetarë dhe kombtarë shqiptarë.Vlen të theksohët së fatkeqësisht asnjë qeveri shqiptare nuk e ndihmon financiarisht shoqatën "Trojet e Arbrit".Qeveritë tona kanë me duket alergji nga ecjakjet përpara të nacionalizmës shqiptare. Por shpeshëherë zëri i së vertetës ka trimufuar dhe ka hapur rrugën përpara në arritjen e konkretizimit të projekteve kombëtare.Sepse ky zë është zëri më i pastër i atdhetarizmës shqiptare dhe studiuesve shqiptarë që janë bërë bashkë në Shoqatën "Trojet e Arbrit "për t'i dhënë dritë trojeve arbërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat