550 vjet pas vdekjes së Skënderbeut 1405- 17 .01. 1468

Kultura

550 vjet pas vdekjes së Skënderbeut 1405- 17 .01. 1468

Nga: Sadri Rexhepi Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:59
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Histografia shqiptare dhe  ajo botërore njeh shumë periudha të historisë së lavdishme të popujve, në këtë kontekst, i jep një vend të merituar epokës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, përkatësisht luftërave shqiptaro-osmane të shekullit të XV-të. Historiografia botërore, pra, jo vetëm, kjo shqiptare, vlerëson  se populli shqiptar i udhëhequr nga prijësi ynë, Skënderbeu, tregoi atdhedashuri të madhe nga e cila lindi gjithë ajo rezistencë e rrallë karshi pushtuesit aziatik, duke i dhënë me këtë rast, popullit tonë një meritë të madhe në historinë e lutërave për qytetërimin perëndimor. Për meritat dhe rezistencën e vet të suksesshme, Skenderbeu, jo vetëm nga populli ynë, por edhe nga popujt evropian ishte i mbuluar me plotë lavdi dhe admirim. Ndër ato cilësime të historigrafisë evro-perëndimore, ishte edhe ai se Skenderbeu ishte  kalorës i lirisë, strategu ushtarak dhe diplomati shqiptar i cili ia ktheu dinjitetin jo vetëm popullit të vet, por edhe qytetërimit evro-perëndimor.

Lëvizja çlirimtare shqiptare në epokën e Gjegj Kastriotit-Skënderbeut është pa dyshim periudha më e lavdishme e historisë mesjetare shqiptare e cila është pjesë e lëvizjes çlirimtare e që zgjatë prej kohës kur pushtuesit osmanë pas Luftës së Maricës më 1371 ia mësynë të depërtojnë në trollin shqiptar e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.

Ajo epokë skenderbegiane, nuk ishte vetëm shkëlqim i krenarisë shqiptare, por falë gjakut të trimave shqiptar, me në krye Skenderbeun ishte shkëlqim edhe i krenarisë, dinjitetit, guximit të popujve evopian. Në ato vite dhe dekada, vetëm shqiptarët nën udhëheqjen e kryetrimit Skenderbe u ngritën guximshëm kundër Perandorisë Osmane, duke  mbrotjur me guxim atdheun e tyre të dashur dhe vlerat  e qytetërimit evropian.

Edhe sot, 550 vjet pas epokës së Skenderbeut, ne me të drejtë pyesim, edhe sa do të zgjaste poshtërimi i kombit tonë dhe i qytetërimit evropian, pra, sikur të mos ishte Skenderbeu, si do të ishte pasqyra e kombit tonë para Evropës, nëse nuk do të ishin luftërat e Skenderbeut dhe  të popullit shqiptar? A pati Evropa në ato dekada ndonjë personalitet ushtarak dhe diplomat, siç ishte Skenderbeu, të formatit të Gjergj Kastriotit, i cili me aq guxim e mbrojti atdheun e vet të dashur dhe qytetërimin evropian?

 Gjithsesi, në këtë Përvjetor, kur i hedhim një vështrim kritik kontributit të Skenderbeut për kombin tonë dhe qytetërimin evro-perëndimor, për fitoren ndaj epokës së barbarisë osmane, ne kemi parasysh më se mbi 1500 punime të shkruara në mbi 100 gjuhë të ndryshmë të botës, të cilat shkencërisht e argumentojnë fuqinë titanike të stratregut ushtarak dhe diplomatik, Gjergj Kastriot Skenderbeut, gjithnjë duke e ngritur lartë, Lëvizjen çlirimtare shqiptare. Natyrisht, rezistenca heroike e shqiptarëve kundër një pushtuesi osman, disa herë më të fuqishëm e numerikisht më të madh, duhet kuptuar, si luftë heroike dhe e pamposhtur e popullit tonë, i cili sikur edhe në shumë beteja në Mesjetë dhe më pas, u la i vetëm dhe nuk e kishte përkrahjen, jo vetëm  ushtarake, por edhe ate diplomatike.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ia humb vlerën udhëheqësit të kësaj lufte, burrit të shtetit, komandatit e të parit të shqiptarëve të kësaj periudhe. Përkundrazi, kjo gjë dëshmon për vlerat luftarake, qytetëruese të popullit tonë, popull nga gjiri i të cilit doli i madhi Skenderbe, krenari e përmotshme ndër civilizimet evro-perëndimore.

Nga e tërë kjo, shkencërisht mund të  vlerësojmë se lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit osman e udhëhequr nga Skënderbeu në asnjë rrethanë nuk qe pjellë e faktorit të jashtëm, por fryt i faktorit të brendshëm, do të thotë i pjesëmarrjes aktive të populli  tonë në ruajtjen e pavarësisë së shqiptarisë, shtetit mesjetar, por edhe në ruajtje të vlerave më sublime të aleatëve tanë të kohës, popujve evropian. Gjithsesi, historiografia shqiptare, por në radhë të parë ajo e proveniencës perëndimore, evropiane, duhet ta pranojë se guximi i popullit shqiptar e mposhti edhe frikën e popujve evropian karshi sunduesve osman.

Prandaj, nga kjo distancë historike themi se kjo rezistencë shqiptare skenderbegiane nuk do të thotë se ka pasur vetëm karakter shqiptar, por përkundrazi, falë popullit trim shqiptar, falë strategut ushtarak dhe diplomatit Gjergj Kastriot-Skendereut, pati edhe karaker mbarë evropian. Popujt evropian, pra edhe Vatikani, nuk i dolën në ndihmë, aq sa duhej dhe sa kishin mundësi Skenderbeut, luftëtarëve të tij trima dhe mbarë kombit shqiptar. Madje, në këtë drejtim nëse i bëjmë një vështrim të hollsishëm dhe në imtësi këtij problemi, vërejmë se kishte pengesa e herë herë edhe ndërhyrje luftarake në dëm të kësaj lufte. Edhe bashkudhëtari dhe arkatari i Skënderbeut, humanisti shqiptar, Dhimitër Frengu, flet haptas për Papën e kohës që u tregua mjaft koprrac ndaj popullit shqiptar, ndoshta duke mos e kuptuar rëndësinë e luftës së popullit tonë dhe misionit që Skenderbeu e kishte në ruajtjen e qytetërimt evropian  dhe përgjithësisht, të identitetit e të  kulturës evropiane.

Vetëm pas vdekjes së Skenderbeut dhe rëniës së sërishme të Shqipërisë dhe shqiptarëve nën sundimin osmanë, Evropa ishte në rrezik mjaft të madh nga osmanët dhe vetëm atëherë dijetarët, ushtarakët, shkrimtarët, burrat e shteteve dhe vet Papati e panë fare mirë rëndësinë e madhe e të pazëvendësuar të luftës së popullit shqiptar të prirë nga kryeheroi legjendar Skënderbeu kundër osmanëve, rezistencë kjo e popullit shqiptar e cila sot e përmotshëm po respektohet edhe nga qytetërimi bashkëkohor evropian. Historiografia  evro-perëndimore duhet edhe më fuqishëm ta vlerësojë lart kontributin e Skenderbeut dhe të popullit shqiptar në ruajtjen e krenarisë së kulturës, identitetit dhe historisë së popujve evropian, perëndimor. Historiografia evro-perëndimore, me guxim dhe pa hezitim  duhet ta theksojë faktin se, me luftërat, me rezistencën 25 vjeçare populli shqiptar me në krye kryeheroin e tij, Skenderbeun, në fakt u rreshtuan drejt vlerave evro-perëndimore dhe se ai rreshtim ishte dhe ngeli djepi i rrugëtimit tonë së bashku me vlerat perëndimore.

Tani kurdo që pushtuesi Osman iu kërcënua cilitdo vend  apo popull të Evropës, lufta e popullit shqiptar, veçanërisht Skënderbeu, si udhëheqës i saj, jo vetëm që u zu shpesh në gojë, por edhe u mor si shembull i  rrallë kur një popull numerikisht i vogël, por me zemër të madhe, mund t i bëjë rezistencë një pushtuesi numerikisht disa herë më të madh. Emri i Skënderbeut ndër popuj që sulmoheshin nga osmanët u bë emër kushtrimi, ndërsa lufta e popullit shqiptar e prirë nga Skënderbeu i bëri borxhli shekujt pasues që flasin për të me admirim.

Lufta e popullit shqiptar e drejtë dhe e madhe hyri edhe në letërsi,  duke u prirë nga vepra “HISTORIA DE VITE ET GESTIS SKANDERBEGI EPIROTARUM PRINCIPIS” e Marin Barletit, humanistit shqiptar nga Shkodra, që u botua në Romë në mes të viteve 1508-1510.

Fjalë të mira për te thanë edhe rilindasit: Jeronom De Rada, Gavrill Dara i Riu, Zef Serembe e shumë të tjerë.

Luftën heroike të popullit shqiptar e bëri të gjallë Naim Frashëri në veprën ’’Historia e Skënderbeut’’, ndonëse në frymën romantike e përshkroi këtë luftë në përputhshmëri me idetë e lëvizjes kombëtare shqiptare. Këtë udhë e vazhduan  edhe poetët tjerë rilindasë, sikurse; Çajupi, Mjeda, Asdreni, Siliqi, etj.

Pas vitit 1912 u shtuan shkrimet në favor të kësaj lufte. Kontribut shkencor e fjalë artistike dha edhe poeti  i mirënjohur Fan Noli. Për te tha fjalë të shumta edhe Sabri Godo në romanin historiko-letrar, e gjithashtu per  Skënderbeun  fjalë të mëdha foli edhe Ismail Kadare, shkrimtar bashkëkohor dhe me renome botërore.

Në këtë drejtim as krijuesit kosovarë nuk mbetën prapa të tjerëve që përmës studimeve, shkrimeve e leximeve e bënë të gjallë, veçmas duhet cekur se me rastin e 500 Vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, kjo luftë dhe kjo figurë historike kombëtare shqiptare për Skënderbeun u studjua deri diku në mënyrë të gjithanshme. Mirëpo, në këtë drejtim është e domosdoshme të përmendet kontributi i çmuar dhe mjaft objektiv i osmonologëve, sikurse Prof. Dr. Skënder Rizaj e Prof. Dr. Iljaz Rexhës dhe të vetmit medievist që e pati Kosova deri para nji viti Prof. Dr. Muhamet Tërnava, të cilët me punimet e shumta shkencore që i botuan këtu dhe jashtë duke ndriquar shumë probleme rreth figurës së Kryeheroit tonë legjendar ia zgjatën jetën këtij “Moti të madh shqiptar”. Në bazë të dhënave që u ofruan më lartë vijm në përfundim se dijetari e historini erudit me renome kombëtare dhe ndërkombëtare Prof.Dr. Skënder Rizaj kishte të drejt kur thoshte në vitet e 80-ta se kombi shqiptar është formuar  në shekullin e XV. Ai këtë e bazonte në fakte,  dokumente dhe elemente që u morren për bazë për formimin e kombeve tjera në shekullin e XIX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat