Gëzuar Viti i ri 2019 i dashuri Baca Ali Xhemë Peci!

Kultura

Gëzuar Viti i ri 2019 i dashuri Baca Ali Xhemë Peci!

Nga: Prof .Çerkin H. Peci Më: 2 janar 2019 Në ora: 07:36
Baca Ali Xhemë Peci

Kjo sukë quhët Pishë në mesin e fshatit Zhazhë, dikur lagje e  fshatit Boletin. E Ky në këtë foto është Ali Peci, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, sinonim i djalërisë dhe burrërisë shqiptare të Shalës së Bajgorës, sinonim i dashurisë ndaj Atdheut dhe popullit shqiptar, i cili përballoi gjithë sakrificat që ia kërkoi Kosova dhe populli ynë.

E unë jam i lumtur që kam fatin që t'ia uroj Gëzuar Vitin e Ri 2019, si djalë axhe që e kam dhe rrugërrëfyes të rrugës së  ndritur atdhetare. Edhe tash, në moshën 85 vjeçare qëndron  kryelartë si gjithëherë në jetë! Kjo sukë ka historinë e vetë heroike. Rrënzë kësaj suke qëndruan kullat e gurta,të cilat u zotëruan nga babai i Ali  Pecit, Xhemë Zhazha dhe babai im Hajdar Zhazha. Xhema, dëshmr i kombit, pushkatuar nga soldateska serbo sllave, më 21 shkurt 1947, si bashkëluftëtar
i Brigadave Vullnetare të mbrojtjes së Atdheut, të udhëhequra nga komandanti Ahmet Selaci dhe luftëtarët tjerë, si Bislim Bajgora, Imer Selaci, Adem Voca, Ukshin Kovaçica, Faik Boletini, Kadri Bistrica, Mehmet Gradica e plot të tjerë.
Oda e kësaj suke u bë vatër besnike e çlirimtarëve.

Edhe më herët, më 13 qershor 1921, në luftë kundër gjandarëve të serbojugosllavisë, në këto kulla ranë dëshmorë dy xhaxhallarët tanë Fazli e Sadri Zhazha, xhaxhai i tyre Hajriz Zhazha, nipi Bardhec Klladërnica, Syl Polaci, poashtu bashkëluftëtar kaçak i xhaxhit Fazli. Edhe Aliu, i vjetri, nga torturat vdiq pas 6 muajve. Tradita vazhdon.
Me 12.VII. 1933, në këtë troll lindi djali i Xhemës-djali i Kosovës, Ali Peci. Me që katër vëllezërit iu vranë, babai im Hajdari, i rriti pesë nipat e tij, 5 djemtë e Xhemës, bashkë me pesë djemtë e vetë. I rriti sipas porosisë së Xhemës, bazuar në porositë e Mit'hat  Frashërit: Në robëri puna jonë është lufta,   në liri lufta jonë është puna !  Pra, Aliu që nga mosha 14 vjeçare përjetoi krajatat jetësore në përballje me robërinë serbe-jugosllave. Po nuk u dobësua kurrë. Qëndroi drejt jetës dhe qëndresës. 

Xhaxhi i tij Hajdari bëri gjithçka dhe e shkolloi Aliun dhe jo vetëm Atë, por edhe të tjerët, duke u bër shembull i rritës  intelektuale edhe pse në kushte tepër të vështira, duke i dhënë Ksovës dy profesorë, dy magjistra, një arsimtar, një mësues.

E, mbi të gjitha një edukues i nivelit kombëtar. Edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ia fali dëshmorin më të ri Ramadan Ç. Peci. Lufta e Dytë Botërore, si dhuratë solli rënien e Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene dhe shfaqjen e shqiptarizmës nën 
Flamurin Kuqezi. Kështu Aliu, kur u rihap shkolla fillore në Boletin në kullën e Baces Isë, më 1941, dëgjoi intonimin e Flamurit Kuqezi,, si nxënës, për të mos e harrua më kurrë. Mësuesit e parete tij në Boletin ishin Din Saraçini dhe  Qemal Demjaha, nxënës të mësuesit Haki Taha, që e vrau kriminelin Milladin Popoviqi në Prishtinë. Inspektor shkollash ishte patrioti Bedri Gjinaj. 

Kjo tregon nismat kombëtare të Ali Pecit dhe familjes që nuk iu shmang kurrë, deri në ditët e sotme. I mbaroi progjimnazet e mësuesisë dhe u kualifikua si mësues, por pas LDB, komunistet serboshqiptarë ia humbën të drejtën në mësuesi dhe Aliu sërishë u kualifikua, duke kalua shumë humnera të armikut dhe ndihmaqarëve të tij. Rruga e tij kombëtare ishte nëpër burgjet jugosllave, duke filluar që nga viti 1955, 1962, 1981. Përjetoi burgjet e Prizrenit, Gjilanit, Podujevës, Mitrovicës, Nishit dhe Golo Otokut, gjithënjë i papërkulur.  Në fshatin Tugjec të Dardanës, bashkë me Shaban Shalën e Letancit, Emrush Bejten e Përlepnicës, Selim Buzokun e Tugjecit formojnë degën e NDSH nën thirrjen: Shlirimi Shtetit Shqiptar nën Flamurin Kuqezi.

Ajo organizatë vepron suksesshëm deri sa burgosen këta patriotë dhe disa bashkëveprimtarë të tjerë, sidomos në shpërndarjen e flamujve nëpër Kosovë dhe ideve kombëtare  shqiptare,të cilat u bënë dritë për shqiptarët e mbarë Kosovës.

Mbi 15 vjet, Aliu ushtroi mësuesinë në shumë komuna e fshatra të ndryshme, gjithnjë i përcjellë e i persekutuar nga pushteti, por gjithnjë krenar e i papërkulur.

Përveç Tugjecit, Aliu punon në Shajne të Sharrit /Dragashit/, afër kufirit me Shqipërinë, kufi të cili tenton ta kalojë, por kole-
gu i tij J. P. e tradhton duke e vënë në pusi jugosllave, kur edhe burgoset. Por këtij që e tradhtoi, Ali Peci ia dha hakun në gjykatoren e Gjilanit, sy më sy, duke e shtrirë në dysheme, para tytave M48 të policisë jugosllave! Ka punua edhe në Prilluzhë të Vushtrrisë e në Stanoc. 

Mbaron Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, gjuhë e letërsi shqipe, pastaj edhe Fakultetin filologjik në Prishtinë, madje me notën 8 /tetë/. Pra ishte çdo herë gjenial, si në  ideal, si në kokë. Kështu punoi si profesor i gjuhës e letërsisë në shkollën e Boletinit, bashkë me vëllain Mustafën dhe me  Bedriun, vëllain tim. Unë atëherë punoja në fsh, Gllavotin drejtor shkolle. Suka e Pishës, dikur fortesë lufte, tani u bë kështjellë kulture për lakmi.

Pas 15 vite në arsim, e largojnë serbet dhe larot e pastaj punon në një ndërmarrje përkthyes për 18 vjet, deri sa pensionohet. Shkolloi dhe edukoi fëmijët e tij: Çamërinë dhe Selvijën që mbaruan fakultetet si dhe Xhemaili mbaroi magjistraturën me notën 10 /dhjetë/. Por edhe fëmijët e Tij nuk iu shmangën ndjekjeve, por që i përballuan.

Prej gjithë familjarëve, unë isha më i lidhur me Aliun dhe i inspiruar nga idetë dhe personaliteti i tij. Këtë e vlerësoj fatin më të mirë në jetë. Që në moshën 6 vjeçare më kishte marrur në klasën e parë fillore, 1950/51 nëTugjec. Kjo është shumë pak për Ali Pecin, shembullin e patriotizmit, kulturës, besnikërisë së Tij ndaj Atdheut dhe familjes.

Sidoqoftë ia uroj gjithë të mirat e kësaj bote dhe jetë të gjatë e të lumtur me familje!

Mbetem i lumtur që u rritëm bashkë!

P. S. Gëzuar gjithë Atdhetarëve të devotshëm Vitin e Ri 2019 e  veçanërisht Familjeve të Dëshmorëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat