Vetëm vitet u ndërruan

Kultura

Vetëm vitet u ndërruan

Nga: Jan Kosova Më: 2 janar 2019 Në ora: 23:11
Jan Kosova

Asgjë nuk ndryshoi edhe pse vitet janë ndërruar Vitit që ka ikur ia fala unë vëtëm ndonjë kujtim

Unë mora me vete mallin për bjeshkën e bekuar Dashurinë për lulet më të bukura të shpirtit tim

Asgjë nuk ndryshoi, vetëm janë ndërruar vitet 

Edhe me fundin e vitit, jo gjithçka u përfundua Mora me vete dashurinë që kurrë nuk venitet

Se vitet ndërrohen por ty pafundësisht të dua

Vetëm vitet u ndërruan, dhe asgjë nuk ndryshoi Ëndrrat, mallin dhe dëshirat i mora me vete unë

Me fjalët;"Shumë të dua ty"mbylla vitin që shkoi

E këtë vit po e filloj me fjalët; "Ty të dua shumë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat