Dialogu qortues me poezinë - Bota Sot
Dialogu qortues me poezinë

Kultura

Dialogu qortues me poezinë

Nga: Sylejman Mehazi Më: 5 janar 2019 Në ora: 12:35
Sylejman Mehazi

Armagedon krimbash poetike-shkencore:


                 "REDAKTORËVE TË MIJ
                  Redaktorët tru – kokallë
                  Redaktojnë vjershëtorët,
                  Po më thoni cilët vallë
                  Redaktojnë Redaktorët?"

Më ke hidhëruar shumë, ti, mbretëreshë e arteve, poezi. Si s`të vjen turp! Ke rënë aq poshtë, sa që çdo kush të përqesh. Që sa kohë je larguar nga frymëzuesit e tu; je duke u shoqëruar me kësij artistë të prishur, me studiues, redaktorë e recenzentë hipokritë, shpirt zi e gënjeshtarë të cilët në planë të parë nuk  të kanë ty, vlerat e tua, po  interesat materiale. Je bërë gazi botës. Askush nuk të pëlqen, secili të ri larg.Të kanë shpërbërë e prishur si pemët e perimet në tregun e Bit Pazarit, të kanë shitur për kurrgjë. Ta kanë ngulfatur frymëzimin, ta kanë humbur shpirtin e bukur e estetik, ta kanë fermentuar gjuhën, përmbajtjen, ke mbetur pa ngjyrime poetike, ta kanë prishur, përlyer e përzier  harmoninë. Të kanë deformuar fare. Të kanë braktisur të përkryerit për shkak të këtyre “Redaktorëve zemër – pisë,/Fyenjës të poezisë,/Shpirt – katran që më qortojnë,/Janë qen që s`më kafshojnë.” 

Në emrin tate manipulojnë shumë shkencëtarë letrar, të cilët bëhen se të duan e të kuptojnë, por përkundrazi  i duan vetëm interesat e tyre materiale, të kanë shitur për pesë pare. Po recenzentët e redaktorët trukokallë nuk të lënë fare të rimëkëmbesh. Këta ta bëjnë qejfin duke të mashtuar gjoja se të kanë përsosur aq shumë, sa që, i japin  të drejtë vetes se janë më të përkryerit e kulturës dhe artit tonë poetik. Për fat te keq të kanë bërë si ata shpirtërat e prishur, si ata kufomat  e qelbosura, poezi.
 Me dekada të kanë braktisur të sinqertit dhe të dashuruarit, për shkak të këtyre letrarëve të përciptë që nuk të lënë fare të rigjallërohesh. Ata mendojnë se janë kontribuesit dhe bartësit kryesor të artit poetik. Qesharake… Po si nuk e dinë të gjorët se poezia është fjala më e diskutueshme në historinë e mendimit letrar; jo vetëm kaq, po në kuadër të poezisë këta kritikuca e teoricientuca japin do përkufizime vetjake e naive duke shkaktuar tollovira në kokat e lexuesve Historia botërore letrare ka argumentuar se poezia është ndër artet më të rënda, më të vështira të kuptimit, interpretimit dhe analizës së saj, sepse poezia ka të bëjë me nocione të padefinuara deri më sot, ka të bëjë me urtësinë e krijimit; që e ka shkallën e mbi arsyes, të intuitës, ezoterikes; të edukimit shpirtëror, të fshehtësisë së frymëzimit dhe dijes. Por, për fat të keq këto nocione janë të pakuptuara për shumicën e letrarëve trukokallë; në përjashtim të letrarëve të mirëfilltë që rrallohen dita – ditës. Prandaj çdo muaj e çdo vit poezia po vdes, e zhduket më shumë e më shumë; e kur vdes poezi, atëherë dalin në shesh armagedon krimbash poetike-shkencore, studiuesish fjalorësh, sintaksash, morfologjish, dalin në shesh përplasjet të kota teorike letrare, interesat  materiale shkencore, kjo pastaj krijohet në kënaqësi fizike-trupore, e kursesi shpirterore.

E ç`është arti poetik për këta sqepkojrrila letrarë, të cilët  kënaqen me njëri – tjetrin, duke menduar se ata e kanë zbuluar artin poetik? 

 

Po për këta poezia është grumbull fjalësh të kota të pakuptuara, që në esencë e kanë talljen, jo vetëm kaq, po këta studiuestuca, teoricientuca e kritikuca nxjerrin do teori të palogjikshme poetike, do gërmadha shpotishë të panevojshme fjalësh duke menduar se arti poetik është dhuratë titujsh të avansuara; nuk e dinë të gjorët se poezia është dhuratë shpirtërore dhuruar nga Zoti. 

 Është nocion shpirtëror i pastër estetik, i përbërë prej puqjeve të përsosura gjërash të dhuruara nga frymëzimi , mbrendësia dhe thellësia e kukuptimit.                                              E çështë thellësia e kuptimit? 

Nuk është argument shkencor, por zbulim shpirtëror që zbret në imagjinatën e poetit, e më pas në botën shqisore e ndiesore. Imagjinata është ndërlidhëze apo ndërmjetësuese e botës së mbrendshme shpirtërore me botën fizike-trupore –materiale-reale.
Po kujt i përgjigjet dhe dedikohet kjo imagjinatë poetike? 

U përgjigjet dhe u dedikohet njerëzve, lexuesve, receptuesve, e jo trukokallëve, kritikucave, doktoratucave, redaktorucave dhe recezentucave. 

U dedikohet atyre që e duan dhe i do, që e ndjekin dhe ndiejnë kënaqesi, atyre që kanë njohuri shpirtërore e jo materiale. 

Që i njohin simbolet dhe metaforat, që dinë se vargu është sistematizim, poeti sistematizues, kurse poezia sistemim. Ky sistem poetik është rrjedhë. Rjedhje e zëshme  që në mbrendinë e pa dukshme shpirtërore formohet nga dridhja, ndërsa nga jashta formohet nga luhatja. Lexuesi apo receptuesi gjendet në apo jashtë sistemit të vargjeve poetike duke lexuar, dëgjuar, e përjetuar.
Çështë vargu dhe poeti? 

Varg do të thotë sistematizim, kurse poeti është sistematizues ,keshtu që cdo sistematizim ka një sitematizues. Lidhja mes tyre është poezia (sistemimi), sistemi i vargjeve është rrjedhë. Rrjedhja bën zë, zëri i pa  degjueshëm është dridhje, ndërsa i dëgjueshmi luhatje. Lexuesi është në dhe jashtë sistemit të vargjeve dhe dëgjon.  

Cilët janë përfaqësuesit të lëvizjes rrjedhës dhe zërit poetik? 

Janë gjuha poetike, melodia dhe harmonia. Melodia dhe harmonia zbukurohen me fjalë dhe tinguj. Me anë të shkronjave poeti jep gjuhën poetike, ndërsa me anë të melodisë jep tingujt poetike. Pra, ç`bën poeti me të gjitha këto. Ai qëndis vargjet e tij me shkronja dhe melodi , domethënë, shkronjat jënë metrikë, kurse melodia kompozim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...