Çmimi amerikan botuesit R. Tafilaj, mbështetje shtetit të Kosovës dhe historisë së saj - Bota Sot
Çmimi amerikan botuesit R. Tafilaj, mbështetje shtetit të Kosovës dhe historisë së saj

Kultura

Çmimi amerikan botuesit R. Tafilaj, mbështetje shtetit të Kosovës dhe historisë së saj

Nga: Jusuf Buxhovi Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:25
Tafilaj u nderua veçanërisht për punën e jashtëzakonshme për shqiptaro-amerikanët dhe për punën e tij në çështjet shqiptare në Ballkan

Çmimi i Presidentit për Arritje Jetësore (President’s Lifetime Achievement Award) që iu dha Ramiz Tafilajt, drejtor i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, është shpërblimi më i lartë për vullnetarët në Shtetet e Bashkuara.

“Keni shërbyer si model i shpirtit amerikan. Orët e shumta të shërbimit tuaj kanë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimin që afron njerëzit me njëri-tjetrin, ndërsa keni ndihmuar për të zgjidhur disa nga sfidat më të mëdha të kohës sonë, shkruan pos tjerash kyetari Trump.

Në të vërtetë, Tafilaj u nderua veçanërisht për punën e jashtëzakonshme për shqiptaro-amerikanët dhe për punën e tij në çështjet shqiptare në Ballkan në lidhje me politikën amerikane në rajon, por ajo që e dalloi veprimtarinë e tij të palodhshme nga të tjerët në SHBA dhe këtij çmimi i jep një peshë të veçantë, është padyshim veprimtaria e tij botuese, me ç’rast, botimi i “Kosovës” në tetë vëllime si dhe përkthimi i saj, në tri vëllime në anglisht, paraqesin një të arritur të jashtëzakonshme, një punë pionieri, që i takon shtetit dhe institucioneve akademike. Me këtë rast duhet thënë se botimi në anglisht i “Kosovës” në vitin 2014, në saje të përkushtimit të madh të botuesit Tafilaj, si vepra e parë historiografike e një autori shqiptar e përmasave të tilla shkencore, jo vetëm që ka depërtuar në tregun amerikan të librit, por është futur në të gjitha institucionet shkencore dhe universitare amerikane dhe në Bibliotekën e Kongresit me statusin e literaturës për historiografinë e Europës Juglindore. Si e tillë, “Kosova” në tri libra, në anglisht, shfaqet si dëshmi historike për shtetin e Kosovës, por edhe për historinë shqiptare nga antikiteti deri te koha, e fokusuar te Dardania si epiqendër e saj etnike, shoqërore dhe politike, dëshmi kjo që kthen rëndësinë e shqiptarëve për qytetërimin antik si faktor të saj përbërës dhe njëherësh rrënon gënjeshtrën e propagandës serbomadhe për gjoja Kosovën “djep mesjetar të shtetit serb” dhe shqiptarët pa identitet kulturor dhe historik, të shpërndara prej tyre prej dy shekujsh, të cilave u ka munguar kundërpërgjigja e argumentuar shqiptare. 

Andaj, çmimi amerikan botuesit Z.Tafilaj, paraqet një mbështetje të veçantë amerikane për shtetin e Kosovës, për të cilin ata kanë merita të mëdha si dhe për historinë e tij të shkruar si fundament mbi të cilin qëndron ai si realitet shoqëror dhe politik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...