Ceremonia e dorëzimit të medaljes ”Mirënjohje” z. Bujar Leskaj

Kultura

Ceremonia e dorëzimit të medaljes ”Mirënjohje” z. Bujar Leskaj

Nga: Albert Z. Zholi Më: 9 janar 2019 Në ora: 17:37
Ceremonia e dorëzimit të medaljes ”Mirënjohje” z. Bujar Leskaj

Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi" ka nisur veprimtaritë e këtij viti me një ceremoni të bukur, mbushur me emocione në ambjentet e KLSH në zyrën e kreut të institucionit z. Bujar Leskaj.

Një përfaqësi e Fondacionit e përbërë nga Zenepe Luka, Prof. Makbule Çeço.Teuta Topi, Irini Qirjako,Vllasova Musta,Silvana Brace,Vitore Sallaku dhe Lavdie Nenaj, i kanë dorëzuar medaljen “Mirënjohje z.Bujar Leskaj.

Të pranishme ishin edhe zonjat, pjesë e administratës dhe zonja Lindita Lati e komanduara në krye të institucionit , pas largimit të z. Leskaj.Në këtë gëzim, ka qënë edhe aktori Bujar Asqeriu.

Ishte dita e fundit e punës në mandatin 7 vjeçar të Z.Leskaj dhe ky fakt i dyfishoi emocionet e kësaj ceremonie “të rrallë “, sikurse do ta etiketonte z. Leskaj në fjalën e tij prekëse.

Pas fjalës së rasti të zonj.Luka, Prof. Makbule Çeço dhe "Mjeshtër i Madh" Irini Qirjako, dorëzuan medaljen, duke përjetuar emocione.

Dy orë të qëndrimit bashkë, kaluan këndëshëm, duke shprehur sejcila vlerësimet për njeriun e mirë, Bujar Leskaj.

Në fund, ashtu si di të veprojë vetëm Bujar Leskaj. ju dhuroi zonjave të pranishme nga një pikturë.

Fjala e znj. Zenepe Luka.

I nderuar miku ynë i shtrenjtë Bujar.

Në këtë ditë të acartë, dita e fundit të mandatit tuaj, Fondacioni “Nermin Vlora”, ju sjell dashurinë dhe respektin, për mbështetjen që keni dhënë, që në fillimet e rrugëtimit të tij.

Personalisht, unë, që kam mbajtur barrën e rëndë dhe përgjegjësinë e madhe për veprimtaritë madhore, që kemi bërë gjatë 17 vjetëve brenda e jashtë vendit, me përulësi ju them:Mirënjohje dhe nderim pakufi.

Sëfundmi, jeni Ju, i nderuar mik, që, jo vetëm më dhatë kurajo për të realizuar një inisiativë të guximshme, por kontribuat edhe financiarisht për derdhjen në bronz të Shtatores së Donika Kastrioti, që u vendos në Vlorë.

Ju jeni modeli i intelektualit vlonjat, që packa se keni qënë në poste të rëndësishme, mëndjen e keni pasur tek Vlora, duke dhënë kontributin tuaj të gjithanshëm.

Nderimi dhe respekti për Ju, është materializuar në këtë Medalje, që është e shenjtë jo vetëm për gruan intelektuale mbarëkomnbëtare, por mbarë shqiptarinë.

Nderim për ju, z.Bujar Leskaj.

Fjala e z. Leskaj.

Mirënjohja shkon për ju, që keni bërë gjëra të mëdha për promovimin e vlerave dhe kontributeve të gruas shqiptare mbarëkombëtare.
Kurrë nuk kam përjetuar kaq emocione sa sot.Në këtë ditë të fundit të mandatit tim 7 vjecar, kanë ardhur në zyrën time gra të shquara , pjesë e Fondacionit.Medalja e shenjtë dhe shumë e shtrenjtë për mua, do të jetë jo vetëm kujtim i bukur, por edhe një vlerësim tepër i vacantë në jetën time.
Pak minuta më parë më telefonoi artistja e madhe Margarita Xhepa, që kërkoi ndjesë se nuk mund të vinte , për arësye shëndetësore dhe në mëndje më mbeti shprehja e saj. “I dashur ajo medalje, që të jep Fondacioni, ka brenda dashurinë e nënës, të gruas, motrës, që të shprehin mirënjohjen për mbështetjen, që na keni dhënë”.

Unë them se mirënjohja shkon tek ju, që punoni vullnetarisht, duke sakrifikuar shumë, për të promovuar vlerat e gruas shqiptare, për ju, që si askush tjetër keni bashkuar zërin e gruas shqiptare kudo që jeton.

Ju faleminderit, zonja të nderuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat