K- ja!

Kultura

K- ja!

Nga: Afrim Ramadani Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:15
Afrim Ramadani

Kiamet!

Kujtohem, krahasoj, kruhem,..., kruspullohem!

Ku ka kimet, ku ka konaqe, ku kënaqen kryepleqtë, ku? Kurrkund kumbime këmborash! Kaluan kohërat kur kalin kalëronin kalorësit! Kaloi koha kur kishte kritere! Kaloj koha kur krijesat kishin kulturë! Katastrofë!

Këqyri, këndirrem,..., kërrusem! Katandisi kombi - këndellen këndesët, kobarët, këpushat!

Krejt kacerë, krejt kapedanë,..., krejt kadilerë! Kushdo kacagjelohet, krekoset,..., kacafytet! Kahmos ka kapluar kalamallëku, ka kapluar kanceri,..., ka kapluar kolera!

Kuptohet, kur ka kobitje, ka komplote, ka kurthe - krimbet kuraja!

Kush ka kujdes kodin: kamatarët, kumarxhinjtë,...,kopracët? Kudo ku ka korupcion, ka kritikë, kurse këta këtu kultivojnë kokainën! Kurvëri!

Kë kritikojmë: kopukët, kretenët, kodoshët? Kotas! Këta, krejt kërname kapin kamishët – kapërdisen! Këto klika, këta klane, këta këlyshë kërkojnë kudrat!

Kudo ku ka kudra, ka krahanë!  

Kurthohem, këlthas kot! Kush krijon klimë korekte – katallanët, katraligët, kulimët­?

Ku kemi katandisur kështu, ku, ku?

Krahasoj, kuturisem - krejt kot! Kusari krihet karshi kroit - ku ka krifsha, ku ka krënde, ku ka kaçuba! Kuptohet, kjo krijohet kur kryebanditët, kukafshehtas, kuvendojnë kabareve - kundrejt kabineteve!

Kuku, komunistët kritikojnë komunistët! Kriminelët krijojnë kritere, koncepte,..., kualifikojnë, konkludojnë, konkretizojnë, kurse kurbanë konsiderohen kurbetqarët!

Kështu, këta, kaçkarisin, kallajisin, kuakin, kulen,..., kamuflojnë! Kakaviçët, kaçakçe, krijojnë konkurse, ku konkurojnë kryebarinjë, kryeboshë, kurse kaprroçët krekosen kot! Krahas këtyre - krejt karagjozët! Kataklizmë!

Kuturu konstatoj konkluzione! Kërbunjem, kridhem kundrejt kolaboracionistëve! Kudo këlbaza! Kërkaçët kërrusen karshi kërrutave, kameleonët karshi klasave kamëse!

Krijohen krahasime kote! Kukullat, konsiderohen kriminelë – kuku, kukullat! Katedra konsiderohet – kadastër, komuna – komitet, kasabaja – kasolle, këshilla – konflikt, konventa – komunikatë, koncepti – koncert, ..., kontesti – kontekst! Kaos!

Kotësi! Ku katandisi kualiteti? Kush kryen kurse kualifikimi - korbashët? Kalbje!

Kapërdij krimin! Kruaj kokën, kruaj kapuçin, katitem karshi kanibalëve, kurse këta krijojnë katikula! Kukudhët, keqbërësit, kremtojnë krenarisht!

Kush krenohet, kush kremton – krimbat, kakërdhitë, karshi kreshnikëve?

Kompetentët kënaqen! Këngëtarët këndojnë, kabaja,  kuplete – krijojnë kakofoni! Karikaturistët karikaturizojnë karikatura karakteresh komike!

Kallaballëk, kërcunj, kërdi,..., krupë! Kërshëri!

Kërtilem, kanosem,..., kërleshem!

Kush ka katinar, kush ka kyç, kallëzoni, kush? Kundërshtoni klishetë! Kapeni kapadaiun, kapeni keqanin, keqbërësin,..., keqpërdoruesin! Kërcënoni!

Kuku, katilat! Këta, kudo, keqtrajtojnë kulturën! Kapni kërpeshët, kapni kërbaçët, kapni kosat, kapni kazmat,..., kapni kepat! Kapeni karadaken! Koritni!

Kallni krejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat