Flauta

Kultura

Flauta

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:11
Sulejman Mehazi

Për shkak xhelozisë Kabili vrau vëllanë e vet Habilin, familja e Ademit nisi të destabilizohej, dhembjet shpirtërore sa ishin shtuar për Kabilin e vrarë, po aq ishin shtuar urrejtjet edhe ndaj vëllait vrasës, Kabilit. Si mundet vëllai të vret vëllanë e mos të ketë përçarje, urrejtje, pakënaqësi e hidhërime familjare? Trishtimi i llojeve të këtyre vrasjeve është i palogjikshëm e i pa arsyeshëm edhe për hakmarrje.

Prindërit, Ademi e Hava, shumë keq e përjetuan këtë gjëmë familjare, fatkeqësisht, marrëdhëniet e shëmtuara e jo dashurore të djemve të tyre përmenden dhe sot e kësaj dite për shembull të keq. Pas vrasjes së bërë, Kabilit si mbeti gjë tjetër përveç të largohej nga shtëpia e tij, mori gruan e iku diku për t'u mos u takuar me prindërit e vëllezërit e tij. Ku do shkonte, ku do banonte, a do takohej me prindërit, motrat e vëllezërit se dinte dhe vet? 
Psikikisht i traumatizuar, i stresuar e i penduar; fizikisht i lodhur, i raskapitur e i uritur kërkonte maleve të gjente ndonjë vend të përshtatshëm për të pushuar sado me gruan e tij. Sapo mbërrini në një rafshnaltë rreth e përqark rrethuar me drunjë, u ulë të pushonte, mbështeti kokën në prehërin e gruas për të bërë pak gjumë, sapo mbylli sytë dëgjoi zëra korbash: kkrraa, kkkrrra, kkkkrrra që i vinin nga çdo anë. Nga krrokamat e korbave hapi sytë e u trishtua me numrin e madh të tyre. I dukej se po vinin resht një nga një, e pse?, për t'i treguar diçka, për ta gjykuar, apo sulmuar për shkak krimit të bërë. I pari i korbave dukej se ishte udhëheqës, me trupin e tij të zi, me sqepin e gjatë si të shqiponjës, me flatra të mëdha e me thonjë të ashpër dalgadalë afrohej drejt Kabilit, sikur donte t'i thoshte diçka për Habilin e vrarë, apo mos ndoshta Zoti kishte dërguar ushtrinë e korbave për t'iu hakmarrë për vëllain e vrarë. Sa më shumë që i afrohej korbi, aq më shumë Kabili ndiente frikë para kësaj krijese të zezë. Derisa grupi i korbave mbas rrinin me disciplinë titanike ushtarake  në reshta, gaditu, për të marrë urdhërat  e korbit udhëheqës që i afrohej Kabilit. Gruaja duke parë rrezikun që i afrohej Kabilit hyri në mes për të penguar, mbrojtur e shpëtuar burrin e saj nga hovi i korbit të zi. 

Grupi i korbave ushtarakë sapo vërejtën lëvizjet e guximshme të kësaj gruaja, filluan të krrokasin si në kor duke pritur komandën për të sulmuar ashpër këtë grua që kishte kundërshtuar Kryekorbin e tyre udhëheqës.

Kryekorbi u ndal, ktheu kokën mbas dhe me shenjë urdhëroi grupin e korbave të jenë të qetë, të urtë, të heshtur e të palëvizshëm para kësaj gruaje. Në sekond, krrokama ushtarake e korbave u ndal në një.

Kryekorbi trimërisht theu rrugën e zënë nga gruaja  i shkoi rrethepërqark Kabilit, duke e shikuar thellësisht në sy, më pas u kthye mbrapshtë e shkoi në drejtim të korbave të vet. Sapo u afrua, Kryekorbi, shkundi katër herë pendët e krahëve, në sekond, katër korba i dolën para gaditu; në çast u dëgjua një zë flahute, korbat sapo dëgjuan zërin vajtues të flahutës hëpërhë fluturua drejt qiellit të vrërët në hapësirê. Kryekorbi, më pas, dy herë me kthetrat e mëdha të këmbëve rrëmoi dheun e tokës, në moment, prej turmës u ndanë dy korba për të kryer detyrën e vet, ndejtën gaditu para Kryekorbit, e shikuan drejt në sy, u larguan nja dy metra dhe nisën me kthetrat e tyre të rrëmojnë dheun për të bërë një varr. Pse bëhej ky varr e dinin vetëm korbat e kurrsesi Kabili e gruaja e tij që shikonin tmershëm këtë skenë të çuditëshme të korbave. Ndoshta mos ia kujtojnë Kabilit varrin e vëllait të vrarë nga vet ai. Korbat varrëtarë sapo e hapën dhe e bënë gati varrin për të varrosur dikë, përsëri u dëgjua zëri vajtues i Flautës. Ky zë preku rëndë ndjenjat e korbave duke nisur të krrokasin dhembëshëm e vajtueshëm, sikur donin t'i tregonin Kabilit diçka....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat