E diela me Mitrush Kutelin

Kultura

E diela me Mitrush Kutelin

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 13 janar 2019 Në ora: 22:42
Mitrush Kuteli

...Nuk kam dashur të dal e ta bëj fora,po ja që e solli puna e zamani.Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është petriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë!

Dale, more zotni, dale, se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze!

Kur u bë,mor zotni, Shqipëria Republikë Kombëtare më 1925, unë kam thirrur i pari majë Ballkani të prefekturës ku ish mbledhur mileti pa brekë. Populli kreshnik pa brekë! Rroftë Republika shqiptare! Rroftë Presidenti!

Kam hequr pastaj edhe një telegram urimi në emrin e popullit pa brekë e pa misër dhe kam marrë përgjigje. Këtë përgjigje e kam vënë në xhep si hajmali e më ka hyrë në punë shumë herë kur kam pas ngatërresa me kontrabandat e me të dhjetat që nuk i kam paguar, si patriot kombëtar që jam.

Kur u mërzitë bota me republikë-se e mirë është jahnia,po nuk hahet çdo ditë... mblodha pëseri miletin edhe thirra: Popull kreshnik! Isaf, bre, me republikë! Ne frëng nuk jemi, po shqiptarë ,bre!

Kurorën e Skënderbeut ia dhamë Viktor-beut, edhe na i mbushi xhepat me napolona.

(Botuar më 1943)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat