Nga kulti kalorësiak deri te kulti historik ...

Kultura

Nga kulti kalorësiak deri te kulti historik ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:19
Prend Buzhala, shkrimtar dhe kritik letrarë duke folur për promovimin e romanit të Gani Mehmetaj para dashamireve të librit

Duhet të përmendim së në të gjitha veprat e  shkrimtarit, gazetarit dhe publicistit Mehmetaj është prezent në një projeksion të cilin e quajmë “Ripërtëritje kombëtare”, jo vetëm si temë letrare, si ideologji, si strategji, por edhe si kasneci, ose zëri i shkretëtirës, e cila paralajmëron “moçalishte” antishqiptare në një kontekst të letërsisë shqipe e cila ka nisur që nga Rilindjes kombëtare

Utilitarizmi i krishterimit të dardanëve kalorësi kronist e sheh në këtë mënyrë “krishterimi është kundër jetës lapërdhare e luksit” dhe gjëja e dytë “krishterimi i cili solli barabarësinë në mes njerëzve përderisa paganizmi dardan bënte dallime klasore” si formë e ruajtjes së asaj që njihet në shkencat sociologjike “paradigma e vazhdimësisë”, dhe më shumë autori shfaq bashkëjetesën ndër fetare të dardanët që disa ishin paganë e të tjerët të krishterë. 

Tekstit të Mehmetajt është një prozë post moderne, autoriale, me prologun dhe epilogun, që kap antikën me mesjetën dhe ka një gjuhë arkivale dhe ushtarake me përplot përshkrime, monologë, dialogë, këngë, lutje, romanca, kështjella, udhëtime, qytete, perandorë, kuvende, hyjni, libra, kronika, mite, mbretëri, shtete, tërmete, ëndrra, vizione e të tjera. Dardanët luftuan kundër: avarëve, hunëve, serbeve, bullgarëve, visi gotëve, vandalëve, gotëve e të tjerë, pra armiqtë ishin dhe janë shumë. Autori në romanin e tij na shtron një meditacion, një pyetje, një kthjellim, një qortim “njeriu i cili ka një mision që nga dita kur lind dhe nuk vjen kot në tokë për ta rënduar” dhe pastaj na jep një shëmbëlltyrë përmes kalorësit kronist “paqen e gjeja në libra”. Romani “Kalorësit e Dardanisë”tha në vazhdim të fjalës së ti Buzhala mbetet një roman me temë historike me mesazhe të shumta për njeriun e aktualitetit tonë i cili ka liri por nuk ka paqe, ka para, por nuk ka kënaqësi, ka bollëk pasuri por s’ka thellësi, ka teknologji por jo vlera, ka shtëpi por jo rend e nder, ka fëmijë por s’ka kujtesë.

Pas vizitave që i beri zonave arkeologjike te Malësisë së Gjakovës të Dardanisë antike, Shkrimtari, gazetari dhe publicistit Gani Mehmetaj me këtë roman bene një kapërcim të fuqishëm artistik, duke u thelluar në ngjarjet që lidhen me periudhën e lavdishme të Dardanisë, duke i përshkruar në mënyrën më të fuqishme si  një realitet i qëndrueshëm historik. Ai, duke studiuar rrethanat e ngjarjeve, e shtrëngon lexuesin që të futet bashkë me personazhet në rrjedhat e atëhershme të ngjarjeve historike e dramatike. Në vazhdim të këtij promovimi në fjalën e tij kushtua romanit Prend Buzhala, shkrimtar dhe kritik letrar në mes tjerash tha:”Të pakta i kemi veprat letrare të letërsisë sonë që marrin tematikën historike nga kohët ilirike. Epoka e letërsisë sonë romantike kishte trajtuar kultin e lashtësisë pellazge - ilire, kurse më vonë një roman kushtuar Ilirisë, e kishte botuar Mitrush Kuteli me titullin "Në një cep të Ilirisë së poshtme". Gani Mehmetaj tashmë e ka krijuar përvojën e tij krijuese në lëmin e romanit. Dhe kjo përvojë atë e ka shtyrë që të qëmtojë në historinë e epokës ilire te romani "Kalorësit e Dardanisë", ku ka përshkrime kronikave të kohës. Shkrimtari veprën e tij e përkufizon si roman, ndonëse tematike e tij është historike.

Shembull i vyeshëm këtij teoricieni, pothuajse përgjatë leximit, edhe ky roman na e nxit pyetjen: a athua a mund të krijohet përshtypja për të vërtetën historike nëpërmes rrëfimit, meqë edhe vetë historiografia shpesh interpretohet si "fikson i fshehur mimetik, pra si letërsi", dmth romani historik edhe mund të trajtohet si zhanër hibrid në rindërtimi e historisë. Një prolog në fillim dhe një epilog në fund, na sugjerojnë se koha ilirike kundrohet nga këndvështrimi i sotëm historik  a nga konteksti i sotëm letrar. Sado që  e përdor rrallë dialogun, megjithatë autori arrin që fijet e linjave të dialogut t'i tërheqin personazhet, në këtë tast personazhi kryesor që rrëfen në veten e parë, i cili është një kalorës dardan.    

Por, për ta krijuar frymën e poetikës së dokumentarit dhe të autenticitetit, autori në fillim dhe  në fund si futet si personazh e arkeologut të kohës sonë me ekipin e hulumtuesve, i cili gjen një grumbull letrash pergamene e në të cilat shtjellohet lënda roman, si rrëfim i gjetur historik, si rrëfim i shënuar nga kronikat e autorëve të dikurshëm ilirë. Po ashtu, romani përfill edhe kufijtë kronologjikë e hapësinorë: ndodh diku në vitet e fundit të shembjes së perandorisë romake dhe të ngritjes së një perandorie të re, asaj të Bizantit. Pra, edhe e vërteta historike e daljes në skenën e historisë së kalorësisë, përputhet historikisht. Është koha kur kishte një sintezë të antikës me mesjetën, të kulturës pagane me filet e krishterimit, të gërshetimit të shenjtërores me kalorësinë përshkruhen edhe martirizimit e shenjtorëve ilirë. Para nesh parakalojnë pika vrojtimi, kështjella si ajo e Jerinës apo e Lekës, kulla vrojtoresh, pallate ilire sundimtarësh, bujtina, tempuj paganë e kishtarë, kazerma ushtarake, qytete si Naisus, Skupi, Preserendi, Ulpiana, kështjellarë, roja, rituale të vrarësh, rrëmuja luftërash, kryepleq, Kuvende Pleqsh, sundimtarë si ai i Naisusit dhe Ulpianës, komandantë si Longar Dardani, lajmëtarë, veteranë ushtarakë si Monuni e ushtarë të rinj, si njësiti u korpusit "Dardania", endacakë, grupe të dyshimta, lypës, xehetarë, skllevër, fise endacake, hordhi mizore që vrasin e plaçkitin, shkolla ushtarake si ajo e Preserendit e tjera. Iliria gjithnjë karakterizohet me një gjendje të nderë,  nga kohë të turbullta, nga braktisje aleatësh e nga ekspedita lufte në Panoni e Daki, nga sulme avarësh, serbeve a bullgarësh. Pra shkrimin tonë të promovimit të romanit me titullin “Kalorësit e Dardanisë” të  shkrimtarit, të gazetarit dhe publicistit Gani Mehmetak po e përfundojmë me këtë konstatim tonin.

Image
Kryesia e promovimit të romanit të autorit Gani Mehmetaj  në amfiteatrin Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë

“Njeriun i cili i takon aktualitetit tonë gëzon liri, por nuk ka paqe, nuk ka para, nuk ka kënaqësi, ka bollëk pasuri por s’ka thellësi, ka teknologji, por jo vlera, ka shtëpi, por jo rend e nder, ka fëmijë, por s’ka kujtesë.” Pra, Ganiu me romanin e tij që u promovua para lexuesve shqiptar bere një kapërcim të fuqishëm artistik, lidhur me  ngjarjet që lidhen me periudhën tonë të lavdishme të Dardanisë, duke i përshkruar në mënyrën më të fuqishme të mundshme e  një realitet i qëndrueshëm historik...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat