Cikël poetik nga Agim Desku

Kultura

Cikël poetik nga Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:40
Agim Desku

AH...SHQIPNI MOS THUAJ MBAROVA
( Dervish Shaqës)

Sot u nisa të fluturoj nëpër udhët e dallëndysheve
T'i njoh buzëqeshjet e atdheut të lena metropoleve evropiane.

Një mijë vjet jam nisur ta takoj Evropën plakë
Me albanët u përqafuam burrërisht
Pranë lapidarit të Herman Hese pi 
Dehem pak me vargun e tij.

Dhe buzëqeshjen nuk e harrova
Kur e dëgjova këngën
Ah...Shqipni mos thuaj mbarova.

Isha i narrë apo hero për një dashuri
Që të ngrìta mbi re Evropë.

Prapë nën një diell jetojmë,por të njëjtë s'jemi.

Si njërëz fytyrat na dallojnë
Unë luftoj për dashuri të lirisë
Dhe vrapoj pas teje të të shoh
Si të rri kryqëzimi që dikur Gjergji im ta fali.

Nëse vdekja e jonë ishte liri për ty Evropë
Prapë dua të pi dhe të dashuroj si luftëtarë i lirë.

Eh,sa herë mendova t'i shëroj ca plagë të ndarje që s 'më lenë rahat

E di se do iku një ditë nga kjo botë
Mos harro se ta them unë se nga shpata e Gjergjit

Sot Evropë e gëzon lirinë e plotë.

ODISE

Toka shpërbleu herojtë në luftëtarë të lirisë
Kur i takoj nepër beteja për jetë a vdekje.

Nuk paska fund jeta e lirë për të shejtit.
Në të njëjtin shekull nuk u takuam.

Ah,pse na quan të çmendurit e kohës
Atëherë kur dritën e diellin ia falëm
njerëzimit.

Dëshmitar dhe kronikan ngjarjesh ishte vetë Homeri
Lexo- Gjashtëmbëdhjetë vjet para Krishti
Tanagra pellazge foli shqip.

E di bota përse fjala më e bukur ishte veç shqipja.

A thua Vatikani nuk e harron Papa Klementin

kur ia falëm krishtërimit të ri botëror.

Fuqia e jote Odise u mat me bukurinë përrallore

dhe betejave të fituara nepër legjenda.

Të njëjtën rrugë Bekim Fehmiu eci
Dashuritë venedikiane e bën donzhuan para syve të Penelopës.

Çfarë t'i thuhet të djeshmës dhe të sotmës
Deri ku kanë shkuar t'i ngjajnë njera-tjetrës.

Ndoshta bota ka vendos të vdes e mos ta thot të vërtetën
Nuk është e dhimbëshme sa e mendojnë.

Kur ne erdhem të parët në tokë
Nën flakën e fènerit të Homerit krijuam rëndin e ri njerëzor.

Të gjithë e dinë për bukurinë dhe trimërinë që na falën yjet dhe dielli
E vërteta është e madhe sa qielli e toka nëse bëhen bashkë.

Ma rikthe të vërtetën time të shejtë Evropë

Kur shpata e Gjergjit ta mbrojti nderin.

Për pak çaste të rikthehemi rrugës Via Egnatia
Ishim vetëm shqiptarë me zemër e shpirt atdheu.

Asgje nuk urreva përpos vetes 
që kurrë nuk ia thash të vërtetën.

Kisha frikë të mos të bëhem përandor 
sikur të pesë shekujt që më robëruan.
 

LUTJE

Nuk më duhet asnjë foltore biblike
Ku gurët thyjnë shpirtra engjëllor
Lutjet i bëj rrugës se kombit
Iku i pari t'ia puthi duart e nënës.

PORTA E YJEVE

Secilin ferr e kisha përballue pa mund të madh
Për një çast ta ngjeshi shpatën e Gjergjit në brez
Luftëtar betejash t'i bëhësha atdheut
Pa ia ditur jetës çfarë fundi të hidhur ka.

Nëse drita e diellit më mbetët peng i jetës
Ti mos u merakos se cilave udhë ngritëm qiellit.
Dritën e kisha ndërrue vetëm për flakën e Homerit.

Si t'ia bëj me Purgatorin e Dantës
Nëse të lirë ma bekon udhën e kalimit.

A mund të ngritëmi bashkë me lutjet e syve të mi
Apo të notoj valëve të detit lotit tënd Eva.

Unë në krahasim me Adamin të fala besën e shqipeve
Udhës se fjalës të shejtë eca qiellit të lirë.

Me vite kam kërkue i pari ta hap portën e yjeve.

TAKIMIN CAKTOJE NË QIELL

Ndoshta toka është rënduar kur lutjet i bëj për diellin
E di se kam bërtitur më shumë se një i krisur.

Toka nuk më ka faj pse rrethohem nga acarët e janarëve
Sikur nuk ka stinë më të bukur se jeta.

Të vdekur mē shihni nëse nuk vdes pēr fjalën
E kam relikt Rozafati sa herë takohem me sytë e detit.

E di se jeta më ka bërë sa herë të krisur
Kam jetue me lutjet që lulet të kenë më shumë shi.

Me lulet caktojeni takimin në qiell
Unë do tē luftoj me secilën stuhi nëse shndërrohet në cuname vdekjepruërse.

Sot mos humbëni më shumë kohë nga lumturia e jetës
Ngrituni secili bashkë me fluturat
Yjet janë në pritje më mijëra vjet para lindjes se fjalës.

Të shohim cilët vdesin për fjalën e shejtë 
Apo të vdesim bashkë me lulet 
Të shpetohet toka dhe qielli pa u dehur.
 

SOFRA E DHEMBJEVE
(Dedikim nënës Ferdane Qerkezi nga Gjakova,e cila çdo ditë shtron 4 pjata për katër djemtë e zhdukur

Në historinë e veçantë tē luftës se vitit 1999
Nëna Ferdane çdo ditë ulët në sofrën e dhembjeve
Katër pjata supë e shoqërojnë drekën
Për katër djemtë e saj që ia mori lufta.

Gatuen ditë e natë dhe mëngjes e darkë.

Vallë a kanë fund pritjet e nënës
Në një botë të çmendur të njeriut vrasës veshur në petkun e pelegrinëve.
Eh.ç'farë më thua perëndi për këtë mashtrim.

Cili nga Evropa ulët në sofrën e dhembjes sime
Askush nuk më shoqëron edhe pse dera ime rri hapur.

Sot dua të ulëm në sofrën e nënës Ferdane
Një dhembje më pak t'ia shëroj nëse ka shërim.
Lotin t'ia kërkoj të shkruaj edhe unë vargun e dhembjes.

Sofrat e nënave tona me shekuj kanë dhënë bukë
Sebashku me dhembje dhe krenari.

Lavdi nënës Ferdane që i fali katër djemë për liri më shumë Shqipëri.

QYTETI I MIQVE

Freudenstadti ma kujton qytetin tim të lirë,Durrahun
Të dytë i paskan falë dikur dashuri
Atij njeriut që nuk e mbytë urrejtja
Kjo tokë çdo kund qenka pasaportë në vete.

Nepër legjenda është rujtur përherë fjala e bukur.

Të shejtit mbetën heronjtë e detit dhe tokës
Asgjë nga liria nuk moren me vete
Ishin vetë gjuha e perëndive 
Në qytetin e miqve nuk ka pleqēri fjala.

Këtu bota rrëfehet për mirësinë 
Dhe gota ngritët për miqësinë.

Zemra e qytetit të miqve më pranoj si mik shkuar miku.
Çudi se si jetohet këtu pa ëndrra mëkatare
Edhe pse bën acar nuk ka fajtor janarit kryeneq.

Qyteti i miqve ma kujton parkun e dashurisë në Vlorë.
Marrëzisht këtu i dashurojnë sytë e kaltër të Evës.

Ngritja e gotës bëhet në përqafim të dallëndysheve.
Rikthimi i tyre më ngjan me bilbilat e atdheut tim.

NJË ËNDËRR A LUTJE NDRYSHE

Sot u ndava nga zotnat që të mbijetoj toka ime e lirë.
Në ëndrra nuk dua kurrë të dashuroj Kur kam një copë zemre të ndarë padrejtësisht

S'kanë fuqi më perandorët të ëndërrojnë mitet e lashtësisë
As yjët nuk i bëjnë mëkatar në udhën për tek dheu i parë i shejtë.

Sonte krijova çelësin e pentagrameve betoveniane
Të shndērrohem në lutje udhēs se kombit ,,Ibrahim Rugova".

Toka dhe unë po ngritëmi në hymn të gjallë lulesh.
Dheun e saj e ruaj nga mallkimet qyqare 
Peng i secilës dua të jem tërë jetën.

Edhe sonte keni kohë të festoni në dasmën e djajëve 
Të gjithë demonët e botës bëhuni bashkë në lamtumirën e fundit.

Lutjet i krijova sonte për t'iu shndërruar në shkrumë e hi 
Ndersa herojtë i shndërrova në emrin e horoinës Marie Shllaku.

Ah,populli im sa shumë heronj i fale tokës dhe Zotit
Pēr dashurinë krijova donzhuan tē krisur.

Lutjet për shërimin e dhembjeve m'i pranuan
Nëse kanë gjakun dhe gjuhën e Shote Galicës.

PASAPORTA E KËNGËS

Më ç'mallni o këngë bilbilash
Kur iu dëgjoj metropoleve evropiane
Me ju i riforcoj murët e Rozafatit
Çdo ditë i tuboj gurët për
të Bukurën More.

Stuhitë m'i le pë të qenë mëkatar yti o det
Nëse është thënë një ditë të bëhem hero
Pyete tokën dhe historinë e betejave nepër shekujt e ferrit
Kjo është pasaporta ime që nuk udhëtoj i lirë.

Më keni ndërrue me këngët e pakëndueme të Migjenit
Kur ende jetoj me grushtin e atij malësorit që s'bezan.

Ah,ku po e treti fuqinë djaloshare udhëve që s'kanë fund kurrë.
Dhe dashurinë po e ndaj në dysh zemre.

Ç'fat më është vulosur nga Adami dhe Eva
Fytyrën time në asnjë njeri tjetër nuk po e takoj.

E lindur si këngë për tokën
Si rikthim i dallëndysheve shtegëtare.

PI


- Pi për besën e fjalës kur ia
fala secilës uratë.

Lumënjtë tani janë shtërur këta të krisurit e mi
Pi nga deti i dhembjeve titanikiane
Dehjet e shpirtit s'kanë kufi ndalimi
Nuk kam kohë të dialogoi me veten.

Deri të ti erdha si hero legjendash
Të vërtetën e shoh me sytë e mi
Kur me gotën e krisur iu flas perëndive dhe pi.

Të drejtën e jetës diellit ia fala
Kur orë e çast pas lutjeve vrapoi
T'i ndaloi fluturat vetëm për një përqafim
Të m'i vrrasin ëndrrat askush më s'ka guxim.

Nga një gotë e ngriti për vetminë e muzës
Nëse fjala më rri e shejtë si unë
Dua të marrë edhe nga një pikë të secilit lumë.

Pi për ëndrrat që më mbysin çdo natë
Dhe pi për besën e fjalës kur ia
fala secilës uratë.

Pi dhe dehem pse e lash pranverën kaq shpejt të iku
Acarët ç'm'i ngrin të hidhurat nga ai lumë miku.

Tradhtitë nuk më lenë të lirë botën ta vizatoj
I dashur të ngritëm mbi vargun e perëndive
Në tokë a qiell s'ka rëndësi se ku jetoj.

Serish dua fjalēn edhe të hidhur ta takon.


 

MOS I HARRO ËNDRRAT E LIRISË

Ike kur toka digjej flakë
Me acarët e janarëve ndërrove dritën e diellit.

Çdo çast takoj nisjet e funeraleve 
Rikthe dhe vëj lule mbi luftëtar betejash
Se dikush ia çmendi lirinë.

E di në cilën betejë m'u ndalën ëndrrat 
Kur fytas isha në luftë me ferrin
Mos më mëkato o Zot nëse vdekjen nuk ia fali më askujt.

Dua të përballëm me kujtimet se diku të ngoh dielli
Tani secila stinë bëhet më e acartë

Çdo ditë i trokas secilës stinë
Të vijnë vetëm pranverat e lirisë
Në lule arkivolesh dua të takohem Serish me tokën e shejtë.

Vdekjet e gjyshërve për tokën e shqipeve
Sa më mbajnë gjallë dhe më falin jetë.

ÇAST URIMI

Iku ky vit mbi re të dendura
Nuk u ndamë si dikut të dehur
Më mjafton bota tij e krisur 
Që kurrë mos ta harrojmë njeri-tjetrin .

Këngët kurrë nuk i kënduam në të njëjtën ditë.

E menduam të jemi valë deti
Për një çast dhe lutje venedikiane
T'i ngritim gotat nepër legjenda
Kohën e mbretëreshës t'ia falim atdheut.

Desha të dehem për mëkatet e mia
Fuqinë e rujta nëse tokën ma shesin
Për shumë beteja të lena në gjysmë
Fajët më ngarkojnë çdo çast të jetës.

Edhe në këtë vit jetuan ca fytyra pa emra
Nuk kisha sy t'i dalloja ngase fluturonin bashkë me korbat
Ç'errësirë i shtonin dritës se diellit.

Eh,edhe sa duhet pritur që vitet të ikin faqebardhë
Asnjëri të mos e ndjëjmë peshën e fajësisë
Të rrojmë duke i uruar vitet paqës,të jetës se bukur dhe lirisë .

UJËVARË FESTIVE

Vitet më ikin qiellit tē dallëndysheve
Shiu mbush lumënjtë e dëshirave të mia
Sot dua të bëhem ujvarë gëzimi dhe lutjesh.

Kam shumë urime për vitin 2019
Dhe rëndi i pritjeve është i gjatë
Sa vetë fjala e shejtë e bashkuar me yjet.

Urimin e nisë për diellin të më ngoh njëjtë siç e ngroh njeriun e bardhë e të zi.
Në natën e Vitit të Ri
Çfarë t'i fal muzës kur më shndërrohet në varg të ri.

Legjendes prekaziane uroj t'i rikthehem prapë Promethe për atdhe.

Ujëvara rrjedhën nuk e ndalon
E kam kriju një vit pa urrejtje e shtyrje brrylash
Herë i bërë lumë loti e dëshirash.

Nëse nuk kisha fuqi t'i ndaloj dhembjet për tokën e falur
Askush nuk dua të ma falin këtë mëkat .

Dëshirat në vijim i adresoj me emër e mbiemër
Nuk kam frikë më nga asnjë demonë
Perandorët ikën bashkë me fytyrat tradhtare.

Jetojmë në dëshirën për liri kur prapë të bashkuar flasim unë e ti.

Unë nga Peja e ti nga Presheva
Pa i harrue plagët e Malësive...
Të lena në mëshirën e dëshirën e fatit.

Eh,ç'urim kam për këto plagë të shpirtit tim.

I lumtur jam nëse lutjet e mia arrijnë mbi yje
Të marrim fuqi edhe nga djajtë vetëm t'i shërojmë këto plagë dhe të urojmë.
Gëzuar sebashku 2019.

TË DIELEN

Të dielen mos rri pa lutje kurrë Agim
Zoti do të bekon edhe nëse bota të harron.
Hyjnitë do të kthehen sërish
Nëse me zemër i ke ëndrrue
Kurrë nuk ikin nga gjuha e Zotit
Vargut janë duke të qëndrue.

GJUHA

Ç'gjuhë mbjell kam valëve të detit
S'kisha kohë nga urrejtja kur m'i bënë tokës sime.
Nuk ia kisha besën nëse do ikin a jo perandorët.

Dje e sot krijesa të çmendura ma mbytën vargun e paqës
Përse ndodhin vrasjet ogurzeza fsheftësive të natës djallëzore.

Kam ecur acarëve zbathur ,por me fytyrën e ngrohur të diellit
Tokës nuk i mbeta kurrë borxh për asnjë pëllëmbë të shitur.

Më gjuhën që flisja nëpër betejat e historisë
Një ditë bota do të skuqet nga mëkati i vet.

Dashurinë e rujta si fuqi mbihyjnore kur vie nga sytë e Evës
Dhe pëllumbat e paqës orë e çast fluturojnë nga kopshti im.

Sot eca e eca për ta zënë njeriun pa gjuhën e urrejtur
Më thanë nëse nuk ekzistojnë më fytyra tradhtarësh mbi tokë
Në asnjë fytyra bajlozësh mos të ngjajnë.

Toka dhe deti lindin heronj për ta mbrojtë atdheun nga demonët.
Të betuar në gjuhën e zanave vdesin ashtu dikurse kanë lindur.

Do t'i gjen edhe nëpër metripolet evropiane me lot atdheu në zemër.

Sa shumë ka Evropa bilbila që këndojnë gjuhën e Fishtës
Ah,janë si zanat e atdheut nga më të mirët.

VARGJE TË KRISURA

Mbi mua kam frikë rëndojnë mëkate
Kur më ngrin janarët e çmendur
Dhe kanjusha e Jusufit mbeti pa fole 
Ç'vrasje m'i bënë fjalës për të satën herë.

Jeta ç'm'u kalit secilit brez luftëtarësh
Në një mijë fytyra pranova t'i kem
Edhe të ngjaja në vetë djallin
Në vete s'mund ta pëjetoj fytyrën e tradhtarit.

Nga vrasësit e dhembjeve djaloshare sa herë u bëra plagë vdekjepruese.

Më tmerruan fatet e hidhura të fisit tim
Sebashku i mbijetuam ferrit të Dantes

Dashurinë e fjalës e lava në lot e gjak.
Çmendurisht jetoj në këtë botë si lloj i veçantë njeriu.

Çdo ditë vdes e lindi për tokën e shqipeve
Lirinë e luftëtarit e ruaj për brezat që vijnë pas nesh.

Le të rëndojnë fatet e hidhura të popullit tim
Më vargjet e krisura dua t'i shëroj plagët e mia.
Sa herë kam qeshur e sa herë kam parë lotët e mi.

S'dua të më zhdukën dhembjet as plagët e Gjergj Elez Alisë
Le të mbetemi tokë e lirë me dashuri Venediku.


 

KUR FESTOJ MË BËHET SE JAM VARG KUJTIMI

Kur festoj më bëhet se jam varg kujtimi
Si shpirt a si fjalë që vjen për miqt e mi
E vitet urojnë bekimin e Zotit
Për dolli ngriti gotën sebashku me ty.

Miku im dikur në një sofër shqip festonim
Këmbëkryq të bashkuar mbrëmjeve të vona
Kur festa ime jam unë e Ti
Pranë engjëjve fjalët se si më bëhen flutura
Dhe prekin yjet e mëngjesit deri në agim.
Udhëtoj për një urim a dëshirë feste
Për ty dua të jem gotë e zbrazur vere
Fjala më e bukur që uroja këtë natë
Atdheut t'i bëja varg lirie .

Si ju miq jam vet varg shpirti
Eh,të dehur mbëtem diku botës se pafund
Si ëndërr e vrarë betejave për jetën e re
Të njëmijë plagëve të marra ferrit tē pakthim.

Nga shpirti i princit a poetit erdha këtë natë
Të festohjmë me jetën dhe hyjnitë
Të dy bëheshim varg kujtimi
Si dritare gjethi e faqesh loti.

Dua të bëhem gotë, në gotën e thyer 
Të mbledhim grimcat e pikturës se grisur
Ndoshta agimi na fton në një ditë të re
Yjet të na përshendetin nga ai dielli yt rebel.

Festa sonte më shndërrohej në këngë lahute
Dhe vargun e thërras nga shpirti të del.
Më bëhet jam në botën plot lule trëndafilash
Kur festoj jam edhe zemër miqësh të jetës .

Sonte dua buzëqeshje të ju dhuroja fluturave në fluturim
Mikes një varg hëne për shpirt të saj trëndafili.
Dhe një kujtim jete ia dergoj pa lotë ,vetëm për sydritë e rritë të saj
Për festë krishtlindjesh çfarë të uroj këtë ditë.

Shtrije dorën e Paqës ,nga zemra o neri 
Urime Krishtlindjet Gëzuar edhe Vitin e Ri 2018
Është urimi nga zemra e hyjnive dhe vet Zoti
Uroj lumturi siq dikur uronte edhe Gjergj Kastrioti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat