Lot heshtjeje

Kultura

Lot heshtjeje

Nga: Neki Lulaj Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:09
Dr. At. Antonio Bellushi dhe poeti Neki Lulaj

Ti hesht e loti rrëshqet si orteku me dallgë
Sa dhimbshëm bie  në faqet e  tua-argjend
Loti yt i ngjan tërmetit me shumë ballë
E heshtja i ngjan përherë mordit të shkretë
 
Kur buzëqesh, zotërat e qiellit shkrihen në gaz
Fytyra  jote e kuqërremte si grykë vullkani.
Lulet nga ti marrin ngjyrën e qiellit arbresh.
Të kuqe, blu, të bardha e me ngjyrë portokalli.
 
Pikëlojnë nga retë e zeza ca pika shi.
Shkëlqejnë si vesa kur dielli perëndon
Dhe shikimi  yt botën e merr në gji
Në perëndim renë e shpirtit ma prushëron.
 
Le të erret e të rrënohet kështjella e pendimit.
Tek ne të digjet,  të mos shuhet zjarri i dashurisë.
Se unë vet jam vëllai i juaj  Arbër -arbresh
Gjak i gjakut të shprishur të Skënderbeut…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat