Fundi perandorëve

Kultura

Fundi perandorëve

Nga: Zet Abdyli Më: 16 janar 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

si nuk u ngopet tërë këto vite
akoma ëndrroni majat e lavdisë
si nuk e shifni fund(rrinen)in tuaj
apo jeni dehur nga afshi marrëzisë

vallë harruat se do vij një ditë
nga maja Olympit keni për të zbrit
e portreti juaj do ju shfaqet përballë
si një ikonë turpi do t'ju neverit

mornica në trup do ju shkojnë panda
miqtë e dikurshem do t'ikin nga ju
kalaja dikurshme do shembet nën këmbë
e ju papritur do zhyteni në llum

eh sa perandorëve u ka ardhur fundi
me turp janë mbyll në oazën e vetmisë
përbuzja si pështymë u është kthyer fytyrës
të mjerë i kanë ngrysur ditët e pleqërisë

11 gusht 2017

Vendlindje

BURGU I LIRISË

Rrethoja nuk ka

i rrethuar je

Pranga nuk ka

i prangosur je

Fjala të lejohet

fjalën s'e ke

Ëndrrat t'i falin

shpresën t'a vrasin

Gjithçka është e lirë

e ndjehesh nën dry

Absurd i kohës

Burgu i lirisë

17 janar 2018

Demarkacioni

Ky demarkacioni

na nxori telashe

besa shumë liderë

i bëri qepaze

i ndërrojnë deklaratat

ata brenda natës

se kjo politika

qenka kurvë e madhe

në daç me ruajt pushtetin

duhet luajtur bishtin

përndryshe karrigen

saora ta hiçin

e mileti ngratë

rri e bënë sehir

me shpresën se vijnë

liderë më të mirë

7 mars 2018

Loja me kufij 2

loja me kufij

prapë filloi të luhet

po thonë asgjë s' humbim

veç toka po tkurret

E falen Mitrovicën

e kërkojnë Preshevën

harrojnë se Serbia

është skile e vjetër

behet sikur ngordhi

e ka rënë në gjumë

por në prapaskenë

përgaditë një kurth


e parija jonë e verbër

vazhdon me deklarata

derisa një ditë populli

t'i shpalli non grata

 

6 gusht 2018

Diktaturë moderne

Diktaturë kishe të lam pas

n' Demokraci u shfaqe prapë

tash ke marr vetëm ngjyrë tjetër

prapë ke mbet ajo skilja e vjetër

n' Komunizëm mbaje ngjyrë të kuqe

tash me lara plot teke e huqe

kur menduam se more fund

prapë na erdhe me tjetër luk

Diktatura i futi në një plaf

komunistë e demokratë

që për pak pare e interes

të gjithë u futen në një thes

dje na ishte me ngjyrë të kuqe

sot na del me një ngjyrë tjetër

dikur ishe diktaturë klasike

e tash je diktaturë moderne

Edi 2 Prishtinë

2 tetor 2018 ora 7.36

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat