Çun Lajçi: Për dy gishta s'shitet shqiptari

Kultura

Çun Lajçi: Për dy gishta s'shitet shqiptari

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:31
Çun Lajçi

Çun Lajçi përmes një poezie të titulluar “për dy gishta s’shitet shqiptari” shprehet për shqiptarët, kurvërinë dhe shitjen e shqiptarëve.

Lajçi personazh kryesor në këtë poezi i ka meshkujt shqiptar, Mileven një femër shqiptare dhe Knjazin një burrë shqiptar.

Lexojeni poezinë e plotë:

Për dy gishta s'shitet shqiptari

(Pak Fishtë n'kalemin tim)

*

Kjo Mileva me kopilhane

po i kreh flokët n'divanhane

p'e kqyrë Knjazin e po keshë

kmishën e bardhë nisi m'e deshë

- Ç'je tue ba he t'plaçin sytë

kuj po don m'e ia hangër kryet?

Bani t'pa naj kapuç bardhë

n'çilerë natën ka me t'ardhë

e s't'ban punë shuli as dera!

Ani çka po i thot Mileva?

A the mbramë se me kurvni

baj çka t'dua nëpër Shqipni!

Edhe e veshi kmishen kadalë

-Mos u ba' bre burr i marrë

 se nuk t'bajnë punë parja as ari

 për byth t'grues s'shitët shqiptari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat