Qendra e botës

Kultura

Qendra e botës

Nga: Dea Halimi Më: 19 janar 2019 Në ora: 17:31
Dea Halimi

Babi thotë, -Aty është qendra e botës!

Qesh. E pi qumështin nga fund i gotës.

-Pse bën kështu, s` beson apo ç` ke?

Unë hesht me shikim të ikur ndër re.

-Ah, shton ai, ç`kënaqësi  në pranverë

Të bredhësh ndër lule xheneti tërë hare,

Të mbledhësh një tufë plot me erë...

Unë prapë hesht me shikim ndër re.

Ja, tash befas ik në Dumnicë, te ura.

Dua të shoh a është qendra e botës aty?

Babai hesht, lexon gazetën ditore kot.

Ia kujtoj Dumnicën e te ai ndrisin

Anija im prej letrës *

 Gazi nga Ulqini hapi konkurs e më ftoj

T`ia dërgoj për Anijen ndonjë poezi.

Unë verën e ikur ndërsa qëroja në shtoj

E shkrova një poezi me zemër, me dashuri.

Vjen detit anija e sjellë lajme nga larg.

Ne e presim në liman gjithë kureshtje.

Në kuvertë ka gra, fëmijë. Presin në heshtje

Të zbresin në liman, të bërë varg.

Ata nga kuverta qeshim me ngazëllim.

Ne i presim të kthejnë përsëri në Ulqin.

Anija ime e punuar prej letrës së artë

I ndez ende pa u bashkuar yjtë e zjarrtë.

*Në konkursin e pestë të poezisë me temë “Anija” të organizuar në Ulqin nga “L. Arti” kjo poezi fitoi çmimin special për poetë të rinj 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat