Vrasja e lajmëtarit të lirisë - Bota Sot
Vrasja e lajmëtarit të lirisë

Kultura

Vrasja e lajmëtarit të lirisë

Nga: Sinan Kamberaj Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:07
Në foto, nga e majta: unë (S.K.); piktori i shquar Guri Madhi (ka ndërruar jetë më 1988); Fadil Bajgora, xhirues; Sabrije Spahiu, Enver Maloku (i vrarë më 11 janar 1999 - vrasje ende e pandriçuar), Adem Salihaj (i ka mbijetuar një atentati më 12 qershor 2000) dhe Xhemajl Mustafa (i vrarë në shkallë të banesës së vet në Prishtinë, më 23 nëntor 2000 - vrasje ende e pandriçuar)

1. 9 Maj ka qenë

Dita e Fitores mbi Fashizmin

Kur ra telefoni

Mirëmbrëma!

Ishte Enveri

Këtu është ditë, - i thashë

Ah, po!, - tha dhe ofshani

Po, këtu është Natë

Është Kosovë është Ballkan

Është Burg -

Është Ferr e Terr e Tmerr!

Ai m’u lut të shihja telefaxin

Nëse kish ardhë nji Lajm -

Nga qindra që i niste çdo ditë

Anekënd botës -

Enveri -

I pari - Lajmëtari!

Nxire n’faqe t’parë t’gazetës -

Të lutem!

Dhe nëse s’të vjen e qartë fotoja -

Gjeje diku nji Engjëll - vizatim 

Për ilustrim! 

Nxire n’faqe t’parë -

Anglisht!

Dëshmi se Fashizmi 

Është ringjallë -

Serbisht

Në Kontinentin e Vjetër

Sy bote -

Mizorisht!

E kanë Vra nji Fëmijë

Sot!

Nji Fëmijë e kanë vra!

Tri orë ma parë -

Në Pazar!

Në ekranet e TVP serbe

Tash tri orë -

Vrasja e qenve endacakë

Është lajm kryesor!

Për vrasjen e Çunit

Hë për hë dijnë

Vetëm ata - 

që e kanë parë -

Të shtrirë në trotuar!

Se këtu është Ferr

Është Tmerr e Terr!

Alo ...

S’ka më sinjal telefoni

Ka heshtje -

si gulçimë -

si dënesje ...

Është Terr e Tmerr e Ferr!

Ah, more Enver!

E kishin vrarë një fëmi’

Emrin - s’ia dinte njeri!

S’e kishte zbatuar urdhërin

“Stoj!”

Ndonëse do ta këtë ditur 

Se “Stoj” i bie shqip: Vdekje!

Fatkeqi s’e kish zbatuar 

urdhërin e milicit serb -

Në përpjekje për ta shpëtuar

Box-in me cigare - ‘Kent’!

Dy milicë të tjerë -

bashkë me një civil  ishin parë 

tek mblidhnin -

pako cigaresh të përgjakura -

Nē trotuar!

Çuni, - thoshte Lajmi 

mund ta këtë mbiemrin I ...

sepse në xhepin e xhupit

i ishte gjetur një recetë ilaçesh

të një gruaje me mbiemrin I.

Dhe -

Ajo mund të ishte e ëma e tij!

Në lajm thuhej se njerëzit

Ishin shtangur për një çast

Tek kishin parë Çunin -

Përmbys në pellgun me gjak!

Dhe ishin larguar të tmerruar -

Kush më parë!

Oh, njeri s’afrohej -

Kufomën ta “kthente mbarë”!

Këtu përfundon Lajmi

Që ishte shkruar në Ferr

Në Terr me Tmerr!

Ah, more Enver!

2.

R. M.

Miku dhe kolegu i tij

E kujtoi sot -

Në 20-vjetorin e vrasjes 

(Mbas Atentatit të Parë)

-

Me lotë e zemërvrarë!

Enveri i kishte treguar

Një mbrëmje -

tek po dilnin nga Zyrat e punës

Se ishte kërcënuar me vrasje

Dy herē!

Ah, more Enver!

Kërcënimi ishte - shqip!

I Pari dhe i Dyti - shqip!

- Mos!

Dhe kish mbetë pa fjalë

- Unë s’mund të heq dorë nga Lajmi! -

ia kishte përsëritur Mikut R.

Dy herë 

Njeriu që sfidonte Terrin -

Lajmëtari i Madh - Enver!

(Enveri mund t’i ketë besue Kanunit të Lekë Dukagjinit:

“Laimtari nuk bân Faj ...”

Ndaj, s’vritet, assesi - përjetë!

Se e mbron -

Nye e Njiqindepesëdhetetetë!)

Po, Enveri u vra!

“U ndal Dielli në Breg të Diellit”

Thoshte atë ditë acari -

Miku i tij Poet -

Në të njëmbëdhjetën ditë Janari! 

I plagosur dhe vetë -

Në Kryeqytet!

3.

Enveri ishte vrarë!

Ai që kur Lajmëronte ...

Bubullima krijonte

Bubullonte e bubullonte

Kur në Ferr ishte Terr -

e Tmerr! 

Enveri ishte vrarë -

Në sy të fëmijëve e kishin vrarë

Në Prag të Shtëpisë

Lajmëtarin që Terrin e çante  -

Me Flakadan në dorë

Për të dhënë -

Lajmin e Madh të Lirisē!

Të vranë o Enver të vranë

Në Ag të Lirisë të vranë -

Se në Ty - Viganin panē!

———

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...