Letra e shkrimtares Helena Kadare

Kultura

Letra e shkrimtares Helena Kadare

Më: 20 janar 2019 Në ora: 20:03
Kopertina e librit

I nderuari zoti Albert,

Lexova me një frymë librin tuaj dhe dua t’ju uroj nga  zemra për këtë punë të mrekullueshme qk  keni bërë, lidhur me ikjen, jetën dhe peripecitë  e `panumërta të emigrantkve tanë në Greqi. Bravo, me  të vërtetë bravo.

Libri është  shkruar me kulturë, me mjeshtkbi artistike, me  stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të  gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë. Për të gjithë  ne shqiptarët, kudo që gjendemi, ai është një tabllo tronditëse  e dramës së dhimbëshme të shkuljes së shqiptarëve nga trojet e tyre  pas rënies së komunizmit.

Për të gjitha këto, libri juaj, të shkon drejt e në zemër. Ju keni ditur ta përshkruani cdo gjë duke  mbledhur një informacion të dendur, realist dhe tejet emocionues.

Image

Dhe ajo që është për tu lavdëruar, është se ju, me këtë libër, keni dhënë një mesazh shprese  për të gjithë ata që kanë lënë atdheun në kërkim një jete më të mirë, dhe që mendojnë seriozisht se një ditë do të kthehen atje, e do të punojnë për ta ringritur  këtë atdhe të rënë në baltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat